New Page 3
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    Pasuritė e nėntokės
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    Ujėrat nėntokėsorė
                                    
                                    
                                     
                                    
                                    
                                    Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji , tė grupuara nė burime uji me 
                                    prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje 
                                    40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Nė luginėn e 
                                    Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla. 
                                    Karakteristike e kėtyre ujėrave ėshtė prurje e tyre gjithėvjetore me ndryshime 
                                    tė vogla.
                                    
                                    
                                    Cilėsia e ujėrave ėshtė e mirė .Fortėsia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz 
                                    nga burimi nė burim nga 9ŗ -12ŗ C.
                                    
                                    
                                    Minerali i fosforiteve, del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė 
                                    kryer punime kėrkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet 
                                    1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit.
                                    
                                    
                                    Studime tė plota tė horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjani dhe shumė 
                                    studiues tė tjerė, duke filluar qė nga vitet 1970 e deri nė vitin 1985. Nga 
                                    punimet dhe studimet ka rezultuar qė pėrmbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe 
                                    trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur.
                                    
                                    
                                    Minerali i dolomitit , lidhet me depozitimet e triasikut tė sipėrm me njė 
                                    pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me vėshtirėsi 
                                    nga gėlqerorėt. Nė Fterrė del nė rrugėn automobilistike pranė burimit tė 
                                    Ngurrėzės nė formėn e njė gėlqerori tė shkrifėt si dhe nė qafėn e Qishės e tė 
                                    Hamuriqes. Pėr kėtė mineral studime mė tė plota ka kryer Prof. Serjani tė 
                                    paraqitur nė temėn “Rreth pėrbėrjes kimike tė shkėmbinjve nė brezat antiklinale 
                                    te Kurveleshit, tė Ēikės”.( Bot. shk.gjeol. N2, 1986).
                                    
                                    
                                    Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė 
                                    triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masivė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto 
                                    shiste (petėza tė qymyr gurit qė mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, 
                                    nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit). Pėrmbajtja 
                                    e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qenė se rezervat gjeologjike 
                                    janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studiuar), tani pėr tani mbeten pa 
                                    vlera praktike. 5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe praktik shkėmbinjtė gėlqerorė 
                                    janė pasuri, por meqenėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.