F T E R R A

Njohuri pėr Fterrėn (sipas Enciklopedise te Kurveleshit)

Home
Njohuri pėr Fterrėn (sipas Enciklopedise te Kurveleshit)
Arsimi dhe Kultura
Njohuri pėr Fterrėn
Historiku i Fterres (varianti i vitit 1971)
Dokumentare & Videoclipe

fterrajone.jpg

Sipas encuklopedise se Kurveleshit


15. FTERRA

Fterra, fshat nė Kurveleshin e Poshtėm. Shtrihet nė Jugperėndim tė rrafshnaltės sė K. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e territorit tė fshatit ėshtė rreth 37 km2. Shtrihet nė njė teren malor dhe mė pak kodrinor, nė dy lugina: ajo e Fterrės nė Perėndim dhe e Galishtit nė Lindje. Kuota mė e lartė ėshtė maja e Lėpjetės nė Lindje me 1596m mbi nivelin e detit dhe, mė e ulėta nė Jugperėndim, 130m mbi nivelin e detit, tek bashkimi i pėrroit tė Langadhės me lumin e Ft. Vet fshati shtirhet nė njė lartėsi mesatare 350 deri 400 m mbi nivelin e detit. Ai ufizohet nga Veriu me fshatin Kuē (4.5km kufi), nga Jugu me Golėmin (5km kufi), nga Jugėlindja me Zhulatin, Tatzatin dhe mė Perėndim me Borshin. Pėrgjatė luginės sė Fterrės kalon rruga automobilistike Borsh-Fterrė-Kuē me gjatėsi rreth 23 km (prej tė cilave 9.5 km. brenda territorit). Nga qendra e Fterrės dalin disa rrugė kėmbėsorėsh, si rruga Fterrė-Ēorraj, Fterrė-Qafa e Rrėmullės-Gurrė dhe Galisht si dhe Fterrė-Lug nė drejtim tė Golemit.
Dy luginat ku shtrihet Ft. ndahen nga njėra-tjetra nga vargmali Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Nė tė dy luginat ka burime tė shumta uji. Klima ėshtė mesdhetare me njė ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės. Nė vartėsi tė relievit dhe lartėsisė sė tij mbi nivelin e detit, dallohen mikrozona klimatike, tė cilat ndikojnė nė larminė e llojin e bimėsisė dhe tė gjallesave. Temperaturat nė dimėr janė 8o-9o C dhe nė verė 20o-30o C. Zotėrojnė erėrat nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/sek., nė mesditė haset puhia detare, ndėrsa gjatė natės vepron puhia tokėsore. Bien mesatarisht mbi 1200 mm reshje nė vit. Nė dimėr bien edhe reshje dėbore, tė cilat nė zonėn e ulėt nuk qėndrojnė mė shumė se 1-2 ditė, ndėrsa nė kuota tė larta qėndrojnė disa muaj dhe rrallė e kalojnė muajin prill. 
Hapsira ku shtrihet fshati Ft, sikurse dėshmohet, fillimisht ka qėnė e pa banuar nga njerėz. Por ajo ka patur gjah tė shumtė  ēka ka tėrhequr vizitorė apo gjahtarė nė tė shkuarėn. Ata vinin nga popullsija qė kishte banuar brigjet e Jonit, sidomos nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), kalaja e Sopotit, nga kalaja e Qeparoit, kala qė, siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, kanė qenė banuar qysh nė kohėn e bronzit (rreth 3000 vjet mė parė).
Kėtė lashtėsi, si tė thuash tė hershme shqiptare por edhe tė mėvonshme sllave, greke, turke e tj, e dėshmojnė tė dhėnat gjuhėsore apo toponomet qė kanė ardhur deri nė ditet tona si Q. Qishės (shih), lxuar-lxor (burim), Bėrda-kodėr e vogėl, varre-tog me gurė tė vegjėl etj (emra sllav), si derven, foti, hon, perivol ndikim turk e grek) e shumė tė tjera. Por ndeshemi edhe me toponime apo emra njerzish me origjinė ēifute si Galile, Kikė, Avrec-Jevrej, Rahile etj. Kėto tė fundit ndoshta kanė lidhje me vendosje tė hershme tė ndonjė familjeje ēifute aty nga shekulli XVII. Pamvarėisht nga kjo hershmėri e banimeve nė rajoin e Fterėrs, dekumentet pėr ekzistencėn e fshatit Ft. i gjemė vetėm nė fillimet e pushtimit osman. 
Dokumenti i parė i shkruar ėshtė Defteri Osman i vitit 1431, i cili vendbanimin e fshatit e ka evidencuar me emrin Efteran (Fterra e sotme), nė atė kohė me 12 hane (familje me kryefamiljarė, si dhe familje tė tjera qė paguanin taksa mė tė vogla) i cili bėnte pjesė nė  nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrės. Pas 150 vitesh (1383), po nė kėtė defter, Fterra evidencohet me emėrin Ifteran, tashmė me 24 zjarre (shtėpi) dhe mė pas, sipas njė burimi tjetėr, me 45 zjarre (shtėpi). Administrativisht, nė fillimet e pushtimit osman Ft. bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit (Kalasė sė Borshit), nė shekullin XVI nė nahijen e K. dhe kazaja e Delvinės, nė vitin 1901 nga nahija e Himarės mė kryeqėndėr vilajetin e Gjirokastėrs. Pas krijimit tė shtetit tė parė shqiptar, kur K. u bė nėnprefekturė mė vete me qėndėr Gusmarin, Ft. varej prej saj. Nė vitin 1949 kaloi nė vartėsi tė rrethit Vlorė dhe, me kėrkesnė e banorėve, nė fillim vitet 1960 nė pėrbėrje tė rrethit sarandė, nga varte edhe sotė. 
Fteriotėt kanė dhėn ndihmesė tė ēmuar gjatė historisė pėr mbrojtien e viseve shqiptare dhe tė krahnės sė tyre. Tė dhėna mė tė drejtpėrdrejta na vijnė nga koha e kryengritjes sė Tanzimatit. Gjatė kėsaj kryengritjeje, ēeta e Laze Kofinės (sė parė) ka qėndruar nė krahė tė Tafil Buzit, Zenel Gjolekės, duke qėnė njėherazi edhe kėshilltar i kėtij tė fundit .Nė vitin 1910. Njė gurp fteriotėsh, me nė krye Nuredin Kofonėn vranė komandantin e andartėve grekė nė luftime nė Delvinė. E tillė ndihmesa e fterriotėve ka qėnė edhe nė kohėn eLuftės sė Parė Ballkanike e pas saj (1913-1916). Po kėshu, N. Kofina me shokė nė vitin 1913 ndoqi grekėrit me luftime deri nė Janinė. Nė pranverėn e vitit 1914 burrat e fshatit, tė organizuar nė ēeta, sė bashku me ēetat e tjera tė K. e tė Lumit tė Vlorės luftuan pėllėmbė pėr pėrllėmbė me andartė grek qė nag Himara e deri nė Kallarat e Bolenė. Banorėt e Fterrės, mė 1916 u rikthyen nė fshatin e braktisur pėr tė shpėtuar nga masakrat greke, por edhe tė shkatėrruar e djegur plotėsisht. Nė vjeshtė tė vitit 1916, fshati ishte ripėrtėrirė dhe arriti tė hapė edhe shkollėn fillore nė gjuhėn shqipe, me mėsues Selim Gjonikėn. Fterra mori pjesė nė Luftėn e Vlorės mė ēetėn e saj me mbi 40 luftėtarė, nėn komandėn e Xhafer Shehut si dhe nė mbėshtetje tė qeverisė sė Fan Nolit mė 1924. Demokratė fterriotė si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokė, pėr pėrkrahjen qė i dhanė qeverisė sė re, internohen mė vonė nė Krujė dhe Gjirokastėr.
Fterriotėt u lidhėn me LANĒ qė nga fillimet e qėndresės aktive nė K. Moment kulmor pėr lidhjen e fteriote me LANĒ shėnoi mbledhja e tyre tė Kroi Bedrinit (shih)me tė deleguar tė Frontit ANĒ Bedri Spahiun (shih). Nė Qershor 1942 ku krijuan edhe Kėshillin e Parė ANĒ (shih), me kryetar Hiqmet Ēallo dhe ēetėn territoriale tė fshatit (shih). Ata, me ēetėn e tyre territoriale morėn pjesė nė sulmet pėr ēlirimin e komunės sė Kuēit dhe tė nėnprefekturės sė Gusmarit nė Nėntor 1942. Ēeta e Ft.nė fillim kishte vetėm 25 luftėtarė dhe shpejt u shumua me 55 anėtarė. Ndėrsa, nė formacionet partizane morėn pjesė 45 fterriotė, kryesisht, nė Br1, 6, 8, 12, 19S etj. Familjet fterriote, edhe nė Galisht e kudo qė ishin me bagėti nė malet e Fterrės dhe tė Borshit, u bėnė baza tė rėndėsishme tė luftės partizane. Fterra pėsoi dėme tė shunta njerėzore dhe materiale. Ju vranė nė luftė 6 luftėtarė e nė mes tyre njė grua. Ju dogjėn e shkatėrruan 40 shtėpi, ju dėmtua rėndė gjėja e gjallė, pemishtet, kosheret e bletėve ė tj. Meritė tė veēantė pėr organizimin e Ft. nė Frontin ANĒ ka mėsuesi dhe komisari Hiqmet Dusha, qė u bė organizatori kryesor i tėrė veprimtarisė politike dhe luftarake pėr Ft. dhe fterriotėt. Dhe nė vazhdim tė tij, Mehmet Dusha e Safet Memi.
Gjatė viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikės e mė pas tė Mbretėrisė, edhe pse fshati shfrytėzoi mė mirė kushtet e favorshme gjeografike e klimatik, edhe sipas preferencave e mundėsive tė familjeve tė caktuara mori njė farė zhvillimi mė tė madh blegtoria, bujqėsia, frutikultura. Gjithsesi nuk siguroheshin dotė tė ardhurat vjetore pėr familjet. ndaj edhe shumė burra nė krizėn e viteve 1933-1936 mėrguan nė qytet pėr punėra tė ndryshme krahu, deri edhe nėpunėsi, si mėsues, xhandar dhe hoxhė. Mė tė pakėt  dhe tė rinj nė moshė ndoqėn studimet e mesme nė Normalen e Elbasanit, nė Gjimnazin e Gjirokastrės e tė Tiranės, etj. dhe formuan brezin e parė tė intelektualėve me arsim tė mesėm. Duke ecur nė rrugėn e dijes, fterriotėt jo vetėm u arsimuan pėr vete por dhanė njė ndihmesė tė ēmuar nė arsimim e brezave tė tėrė nė karhina tė ndryshme tė mbarė vendit. Pėr kėto merita tė bijve dhe tė bijave tė veta, fshati Ft. mė 1 Mars 1956, ėshtė dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor pėr merita tė shquara nė arėsim me motivacionin “Fshat nga gjiri tė cilit kanė dalė dhjetra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.

Shkolla e parė shqipe e Ft. u hap nė vitin 1910, ndėrtesa e parė e saj u ndėrtua nė vitin 1925 ku vijonin mėsimet edhe 16 vajza. Nga Ft, deri nė vitin 1939, pėrfunduan studimet nė shkollėn Normale tė Elbasanit 19 veta. Arsimi fterriotėve mori pėrmasa tė gjera pas L2B. Qė nė vitin 1945 edhe nė Ft. u ēelėn kurset kundėr analfabetizmit duke mėsuar shkrim e kėndim tė gjitha gratė e vajzat. Mė 1956 ēelet kopėshti fėmijve nė fshat. Nė vitin 1968 ngrihet ndėrtesa e re me dy kate e shkollės duke filluar kėshtu cikli shkollės 8 vjeēare. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fterriotė dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fterriotėt tė mos kenė dhėnė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen 11 profesorė e doktorė shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė, shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė, ekonomistė, mjekė, agronomė etj. 
Rindėrtimi i fshatit nga shkatėrrimet e mėdha tė L2B, pėrbėnte detyrėn kryesore menjėherė pas ēlirimit pėr fterriotėt. Pas pėrfundimit tė mėsymjes sė pėrgjithshme gjermane tė Qershorit 1944, fteriotėt filluan nga puna intensive pėr ringritjen e fshatit dhe tė ekonomisė private tė ēdo familjeje. Pėr kėtė, nė shkurt 1946 u ngrit komisioni pėr rindėrtimin e fshatit. Mbėshtetur edhe nė burimet ujore tė zonės nmė 25 nėntor 1955, fterriotėt morėn pėr herė tė parė energji elektrike nėpėrmjet  hidrocentralit tė fshatit tė inauguruar atė ditė. Sipas politkės ekonomike qė ndiqte sistemi socialist pėr kolektivizimin e fshatit, edhe nė Fterrė mė 25 Nėntor 1956 u ngrit kooperativa bujqėsore e Fterrės (shih). Mė 16 Tetor 1961 u bė bashkimi i disa kooperativave bujqėsore tė afėrta duke krijuara kooperativėn  Bujqėsore tė Bashkuar Borsh-Ēorraj-Fterrė (shih).
Sipėrfaqja mė e madhe e fshatit Ft. me rrethina prej 25 km2 ėshtė e mbuluar nga pemėtaria, kryesisht pyje dhe shkurre me gjelbėrim gjithėvjetor. Nė to, nė lartėsi mė tė mėdha, gjenden pemė tė ndryshme si hilqja, prralli, lisi, mretja, frashri, shqemėza dhe nė kuota mė tė ulėta maria, shqopja, cimartja, rigoni, sherebeli, ēaji etj. Ndėrsa brenda fshatit mbizotėrojnė drurėt frutorė. Bimėsia e shumtė mbron tokėn nga gėrryerjet dhe ruajnė ekuilibrin natyror. 
Ft. nė krahinėn e K, pėr shkak tė kushteve natyrore e gjeografike, tė burimeve ujore tė shumta e tė shfrytėzueshme, ėshtė nga fshatrat e vetme qė bujqėsinė e ka patur si degė kryesore pėr sigurimin e mjeteve tė jetesės. Por ėshtė kultuvuar e kutivohet edhe blektoria. Nė sturkturėn bujqėsore, kulturat mė tė pėrhapura janė drufrutorėt e perimet, dhe mė pakė drithėrat e bukės. Ndėr drufrutorėt mė i ēmuari ėshtė ulliri mesdhetar shekullor, frytet e tė cilit pėrdoren pėr vaj cilėsor dhe pėr t’i kripur. Kultivohen agrumet, mė shumė portokallia e mė pak mandarina e limoni. Janė me cilėsi fiqtė: perdhikulė, shėnjinas dhe kallamac. Arrat, shegėt, ftonjtė e mani, kultivohen gjerėsisht. Hardhia kultivohet si nė bahēe dhe nė oborret pranė shtėpive, kryesisht nė formėn e pjergullave. Mė i pėrhapuri ėshtė kultivari antifillokserik, (i njohur si “rrushi amerikan”), prej tė cilit prodhohet raki aromatike. Nga drithėrat janė kultivuar: gruri, elbi e thekra, kryesisht nė mal, dhe misri, brenda fshatit ose nė periferi tė tij. Nė arat e tarracuara tė Fterrės kultivohen me rendiment tė gjitha perimet, veēanėrisht patatja. Ėshtė efektiv prodhimi i qepės e qepujkės, domates e lakrės, specit e barbunjės (lovidhes), si dhe fasulja, spinaqi, preshi, si dhe bimėt foragjere, si jonxha, tėrfili, tėrshėra, etj. 
Blektoria ėshtė degė kresore qė ka sigurur e siguron produktet blektorale pėr familjet fterriote. Mbarėshtrohet delja dhe dhija karakteristike autoktone qė u pėrshtet kushteve tė vendit. Veēanėrisht dhija siguron njė prodult prej 80-150 litra qimėsht nė vit, ndėrsa delja turpvogėl prodhon 30-50 litra qumėsht nė vit. Kultivohet edhe gjedhi. Lopa prodhon deri 600-1200 litra qumėsht nė vit ndėrsa nė njė thundrakėt mbizotėron mushka si kafhsė ngarkese dhe mė pak gomari. 
Kushtet natyrore (flora dhe fauna), sidomos nė Luginėn e Fterrės e pėr rreth saj, favorizojnė edhe ekzitencėn e kafshėve e shpendėve tė egra si Lugina e Fterrės dhe pėrreth saj: derri i egėr, ujku, ēakalli, dhelpra, lepuri e deri te sorkadhja, por dhe shpendė si: thėllėza, mėllenja e grifsha, turtulli e gjeli i egėr, skifteri e cirko me gushėkuqin e njohur etj. Ndėrsa poshtė, nė Lumė, rriten peshq tė vegjėl, kryesisht pestrova. Ft.ėshtė e njohur edhe pėr kultivimin e bletaisė. 
Pėr ruajtien e shėndetit banorėt e Ft. kanė pėrdorur mjekime popullore me bimė mjekėsore qė gjendeshin nė fshat, si hashashi, cmarteja, fletėt e arrės, shtogu, melheme e ēaje tė ndryshme, deri te ngjitja e kockave tė thyera, synetllėku, heqja e dhėmbėve tė prishur, shėrimi i bronkopneumonisė, i shytave, i sėmundjeve tė lėkurės, i dhimbjes sė veshėve, i diarresė etj, etj. NėPara ēlirimit (1944) kėto janė bėrė kryeisht nga mjekė popullor. Ambulanca e parė nė fshat ėshtė ēelur nė vitin 1955 me njė infermier. Ndihma mjekėsore vazhdon edhe nė ditėt e sotme me ndihmėsmjeke-mami. Fterriotėt shquhen dhe pėr jetėgjatėsi, si te burrat dhe te gratė. Janė tė shumtė banorėt qė kanė jetuar mbi 100 vjeē. Pas ēlirimit, bij a bija tė fshatit si, Besim Elezi, Luan Dusha e Hamza Memi e dhjetra tė tjerė janė bėrė mjek tė dėgjuar nė shkallė vendi, me specialitete e grada shkencore. 
Administrtaivisht, Fshati Ft, pas shpalljes sė shtetit shqiptar ka qėnė pjesė e nėnprefekturės sė K. me qėndėr Gusmarin (varatėsi ng Prefektura Gjirokastėr). Mė 1949, me krijimin e qarkut tė Vlorės, Fterra dhe fshatrat e K. tė Poshtėm kaluan nė vartėsi tė Vlorės. Nė fillim tė viteve ’60, pėrsėri ndryshon struktura administrative, Ft. dhe Ēorraj kaluan nė administrim tė rrethit tė Sarandės.
Ft, nė rjedhat e kohės ka patur jo vetėm zhvillim por edhe zhvendosje tė shumtė banorėve. Nga 12 hane nė vitin 1431, nė vitin F. 1900 kishte 80-100 familje, nė dhjetor 1944 134 familje (116 nė fshat, 10 jashtė fshatit dhe 8 jashtė Shqipėrisė). Nė vitin 1960 nė Ft. jetonin 102 familje, nė vitin 1980-109 familje, nė vitin 1990-114 familje dhe 50 familje nė vitin 2004. Nga njė pėrllogaritje e pėrgjithshme del se, vitin 2004, tė shpėrndara nė gjithė vendin dhe nė emigracion, fterriotėt kanė arritur nė rreth 500 familje me mbi 2300 frymė. Nė Ft. kanė jetuar gjithsej 38 fise, prej tė cilėve, 8, pėr shkak se nuk lidnėn djem, nuk kanė patur vazhdimėsi. Nė fshat nuk jeton mė asnjė banor nga 20 fise tė tij. 
Nė kėto 50 vjetėt e fundit ka rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet e nė fundin e shekullit XX edhe jashtė atdheut. Nė vitin 2004 pėrqėndrime mė tė mėdha tė familjeve fterriote ka nė nė Tiranė, (reth 40 pėr qind e tyre), nė Sarandė (rreth 20 pėr qind ose 80 familje nga 3-4 familje nė vitin 1960 kur fshati kaloi nė vartėsi tė Sarandės). Por fterriotė ka edhe nė Vlorė, Durrės, Shkodėr etj. 2004 rreth 80. Nga familjet qė jetojnė sot nė Ft, vetėm 30 prej tyre janė aktive, kurse tė tjerat janė tė moshuar.
Kurbeti apo emigracioni jashtė vendit ka qenė plagė e vjetėr e Ft. Ka filluar aty nga viti 1700, kryesisht nė Tiurqi (Izmir e Stamboll), ku mendohet se janė vendosur reth 50 familje, kryeisht pėr tė sigururar jetesėn nė punė tė zakonshme. Por disa fteriotė ndoqėn me sukses edhe shkollat turke, duke arritur deri nė personalitete tė Universitetit Perandorak. Pjesa mė e madhe e tyre janė asimiluar, kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhėn shqipe. Mbas vitit 1991, kur u hapėn kufijtė, mbi 100 familje apo 450 veta emigruan jashtė vendit. Rreth gjysma e tyre emigroi nė Greqi dhe njė pjesė nė Itali ndėrsa nė SHBA dhe Kanada 70 veta, tė tjerė nė Gjermani, Austri e tj. 
Burimet ujore tė Fterrės. Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji, tė grupuara nė burime uji me prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Nė luginėn e Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla. Karakteristike e kėtyre ujėrave ėshtė prurja e tyre gjithėvjetore me ndryshime tė vogla. Cilėsia e ujėrave ėshtė e mirė. Fortėsia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz nga burimi nė burim nga 9o-12o C.
Pasuritė nėntokėsore tė Fterės. Nėntoka e Ft, edhe pse e pa shfrytėzuar, ka pasuri tė ndryshme, si fosforite, dolomite, shiste bituminoze. Minerali i fosforiteve del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė kryer punime kėrkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet 1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit, nėn drejtimin e Prof Dr. Afat Serjani dhe shumė studiues tė tjerė. Rezultuar qė pėrmbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur. Minerali i dolomitit  ka njė pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO. Nė Fterrė del nė rrugėn automobilistike pranė burimit tė Ngurrėzės si dhe nė qafėn e Qishės e tė Hamuriqes. Shistet bituminoze (petėza tė qymyrgurit qė mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit). Ka rezerva tė pakta. 
Mbledhja e fterriote te kroi Bedrinit. Mbledhje e rėndėssishme e popullit tė Ft. mė 27 Qershor 1942. Hodhi bazat e bashkimit vullnetar tė fterriote rreth LANĒ. I delegaur i Qarmorit tė PKSH ishte Bedri Spahiu (shih). Populli Ft. vendosi tė qėndrojė nė krah tė LANĒ. Nė kėtė mbledhje u krijua Kėshilli ANĒ i fshatit me 5 anėtarė dhe me kryetar Himet Ēallon. U ngrit edhe ēeta territoriale e fshatit me 25 luftėtarė vullnetar me komandant Iljaz Kofinėn, zėvėndės Muhedin Hadėrin dhe komisar Hiqmėet Dushin dhe zėvėndės Shaban Mita. 
Shkolla e parė shqipe nė Fterrė. Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka filluar nė vitet e fundit tė shekullit XVIV. Abetaren e parė shqipe e solli nė Fsshat Isa Hizmoja nė vitin 1905. Fetah Zani, nė vitin 1910, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė xhami, u mėsonte mėsheftas bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe. Shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika. Shtysė pėrpara shkollės I dha mėsuesi Neim Zani nė vitin 1922. Ndėrtesa e re e shkollės u ngrit nė vitin 1925. Nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr herė tė parė dhe 16 vajza. Shkolla vazhdoi me ndėrprerje edhe gjatė L2B, ku mėsuesi Hiqmet Dusha, dėshmor i atdheut, krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja tė zjarrta atdhedashurie
Ēeta e Fterrės nė Luftėn e Vlorės. Ēeta pėrbėhej nga 48 luftėtarė. Komandant ēete ishte avokati, Xhafer Shehu. Ajo mori pjesė nė tė gjitha luftimet, nga Lumi Vlorės e deri nė sulimin mbi qytet. 
Ēeta  territoriale e Fterrės nė LANĒ. U krijua mė 27 qershor 1942 me 25 luftėtarė dhe mė vonė u shumua duke arritur nė 55 pjestarė me komandant Iljaz Kofina e zėvėndės Muhedin Hadėri, komisar Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban Mita. Ēeta mori pjesėn pėr ēlirimin e Komunės sė Kuēit dhe tė nėnprefekturės sė Gusmarit nė Nėntor 1942. 
Ēeta atdhetare e Fterrės (1910-1913). Ēetė me 6-8 luftėtarė qė u angazhua nė luftime kundėr grekėrve qė nga viti 1910. Fterriotėt Nuredin Kofina,Shaqo e Neki Mitėn, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, nė vitin 1910 zhvilluan luftime tė ashpra me njė ēetė grkek nė zonėn e Delvinės duke e shpartalluar atė dhe vrarė edhe komandantin e saj, ndėrsa nė vitin 1913, duke u bashkaur me ta ehe Veip Mero e Mato Dusha, i ndoqėn ata deri nė Janinė. 
Kėshilli ANĒ i Fterrės. U formua mė 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit. Kryetar u caktua Mehmet Ēallo, detyrė qė e kreu, me pak ndėrprerje, deri nė ēlirim. Detyrėn e kryetarit e rkyen edhe  Bastri Dauti e Belul Brinja. Kėshilli i Fterrės i kreu me korrektesė detyrat e tij brenda fshatit dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinje. Luajti njė rol tė veēantė nė ruajtjen dhe forcimin e unitetit tė Fterrės dhe tė fterriotėve, ashtu si dhe me fshatrat fqinje.
Vatra e Kulturės e Fterrės. Institucion kulturor i fshatit Fterrė, ngritur nė qendėr tė tij nė vitin 1947 dhe rindėrtuar nė 1959-1960. Ka shėrbyer e shėrben pėr zhvillimin e veprimtarisė kulturore. Ka pasur dhe ka grupin polifonik “Fterra nė Kėngė”, i ngritur pėr herė tė parė nė 1947, pėr festėn e K. nė Kuē, dhe i ripėrtėrirė herė pas here, duke marrė pjesė nė aktivitete tė zhvilluara nė Fterrė, nė K. e Bregdet, Vlorė e Sarandė dhe nė pesė festivale kombėtare-folklorike, nė Gjirokastėr, ku ėshtė shquar e nderuar pėr interpretimin e kėngės e tė valles karakteristike labe. Vatra e Kulturės nė Fterrė zhvillon edhe tani veprimtari kulturore.
Gazeta "Fterra jone". Gazetė periodike e fshatit Fterrė me karakter kryesor historik e kulturor. Botuesit e saj janė Muzafer Korkuti, Agron Xhama dhe Guro Zeneli (shi pėr secilin). Numri i parė ka dalė nė maj 1997. Nė faqet e saj pasqyrohen, nė radhė tė parė, historia e kultura e Fterrės dhe e fterriotėve, jeta dhe puna e fshatit dhe e bijve e bijave tė saj, tradita dhe edukata, bashkimi e vėllazėrimi i pėrhershėm me njėri-tjetrin e me miqtė e shokėt, e kaluara mė e largėt e mė e afėrt, deri nė ditėt tona. Gazeta ėshtė e publikuar nė internet nė faqen “Fterra jonė” 

Bezhani Ismail (1870-1964), atdhetar e veprimtar shoqėror, anėta pleqėsis K. Poshtėm. kryeplak i Fterrės. Lindi nė Fterrė. Kreu shkollėn e mesme pėr financė nė Stamboll nė vitin 1898. Mori pjesė nė pėrpjekjet e bashkėfshatarėve nė luftėn pėr pavarėsi, pėr mbrojtjen e territoreve nga pushtimi grek dhe nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Gjatė LANĒ pėrkrkahu atė dhe u internua nga fashistėt italian nė Porto-Palermo. Pėr shumė vite me radhė ka qenė kryeplak i Fterrės dhe bėnte pjesė, gjithashtu, nė Pleqėsinė e K. tė Poshtėm. Ėshtė nderuar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Pėr veprimtari patriotike”.
Bezhani Halil Hivzi (1877-1965), ndėr intelektualėt e parė kurveleshas me arsim tė lartė. Njihet si Hoxhė Bezhani. Lindi nė Fterrė. Arsimohet nė Ēamėri, pėrfundon Medresenė e lartė nė Stamboll. Me konkurs pranohet nė Universitetin Huk tė Stambollit. E pėrfundon nė vitin 1905 pėr drejtėsi fetare e shtetėrore. Pas studimeve punon si gjykatės e prokuror nė Vilajetin e Konjės nė Anadoll. Mė pas emėrohet gjykatės e predikues fetar nė Brusė, Ysqydar, Nish, Manastir e Selanik. Nė vitin 1909 punon nė Himarė. Gjatė L1B lufton pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore shqiptare nga shovinistėt grekė, kapet rob dhe internohet nė ishujt e Greqisė. Nė vitin 1919 kthehet nė atdhe dhe vendoset nė Fterrė, ku merret me bujqėsi dhe shėrbesat fetare si hoxhė i fshatit pėr 45 vjet, pa shpėrblim, derisa vdiq nė vitin 1965. Ėshtė shquar pėr drejtėsi e korrektėsi tė veēantė. 
(?)Bezhani Hivzi Refik (1917-1996), folės i Radio-Tiranės, krijues e pėrkthyes. Lindi nė Fterrė. Arsimohet nė Berat dhe nė Medresenė e Tiranės (1931-1936). Mė 1940 pėfundon studimet nė Liceun e Shkodrės. Po nė kėtė vit emėrohet nė punė nė Drejtorinė e PTT nė Tiranė, ku punoi deri nė ēlirim. Pėrkrahu LANĒ. Nė vitet 1944-1962 punoi nė Radio-Tirana. Ushtroi pėrkthimin nga gjuihėt angleze dhe arabe.Mbante lidhje me fshatin, ndihmoi nė ndėrtimin e rrugės automobilistike tė Fterrės. 
Bezhani Ismail Nafiz (1928-2004), Kryetar i Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė Figurave, shkrimtar. Lindi nė Fterrė.Mbaroi UT, Fakultetin Ekonomik dhe atė Juridik. Pjesmarrės nė LANĒ (1943), delegat nė Kongresin e Parė tė Rinisė Antifashiste nė Gusht 1944. Pas ēlirimit punoi nė dikastere qendrore dhe mė vonė si gazetar. Manifestonte ide liberale e demokratike. Pas Konferencės sė PPSH pėr Tiranėn nė vitin 1956 pėrjashtohet nga partia. U mor me krijime, pėrkthime dhe me studime shkencore, sidomos nė fushėn e jurisprudencės. Nė vitin 1992 zgjidhet nga Kuvendi Popullor anėtar i Gjykatės sė Kasacionit. Po kėtė vit merr pjesė nė procesin gjyqėsor, si avokat i familjeve tė Dėshmorėve tė Demokracisė rėnė nė Shkodėr mė 2 Prill 1991. Mė 18 gusht 1997 Kuvendi Popullor e emėron Kryetar tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė Figurave. Ėshtė autor i disa botimeve si: “Procesi i shekullit”, librin autobiografik “I mallkuari o Noes” (1994), ndėrsa nė vitin 2002 e nė vazhdim botoi librin “Mėkatarėt” (2002), nė tre vėllime dhe mė 2004 librin “Me tė madhin Samėrset Mom”.
Bezhani Ismail Nail (1925-1983), Drejtues ndėrmarrjeje nė shkallė kombėtare. Lindi nė Fterrė. Pėrfundoi studimet nė UT, pėr ekonomi. Punoi kryetar dege pėr ekonomi financė, drejtues nė hidrocentralin mbi lumin Mat. Ndėrsa pėr mbi 20 vjet punoi drejtues drejtus e zv/drejtor i Ndėrmarrjes Nacionale tė Ndėrtimit “21 Dhjetori” Tiranė dhe si Drejtor i Parkut automobilistik. Ka dhėnė ndihmesė tė veēantė nė ndėrtimin e Hidrocentralit tė Fterrės nė vitin 1956. 
Bezhani Nail Ilir (1949), artist teatri dhe filmi, dramaturg. Lindi nė Tiranė nė vitin 1949 nė njė familje me prindėr nga Fterra. Nė vitet 1972-1976 kreu studimet e larta nė ILA nė Tiranė, arti dramatik. U shqua si aktor nė dramat “Dy krisma nė Paris”, nė teatrin e Fierit, “Shpagimi” nė teatrin e Elbasanit, “Prometheu”, “Monserat”, “Shtėpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneēes”, “Pallati 176” nė Teatrin Kombėtar Tiranė, etj. Ėshtė autor i dramave: “Zoti godet me putėr” (1995), “Nė katin e dytė ėshtė parajsa” (1996), “Mashtruesit” (1997). Komedia e tij “Mashtruesit” ėshtė pėrkthyer nė frėngjisht dhe ėshtė vėnė nė skenė nė Paris, ku si autor vuri nė skenė dhe pjesėn: “Sa mirė bėri qė vdiq”.
Bezhani Nedim Vehap (4 prill 1934-12 prill 2002), Prof. as. dr. Lindi nė Fterrė. Nė vitin 1961 pėrfundon UT, dega gjeologji. Punon inxhinjer minierash nė Mirditė, Rubik e Pukė (1968-1972). Deri nė vitin 2000, kur edhe doli nė pension, punon nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike nė Tiranė. Mė vete apo me grupe pune tė drejtuara prej tij ka kryer shumė studime e projektime me vlerė nė fushėn e gjeologjisė e veēanėrisht pėr perspektivėn e bakrit nė rrethet e Veriut. Ėshtė bashkautor nė hartėn gjeologjike dhe atė metalogjenike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1988 merr titullin Dr. i hh., nė vitin 1991 titullin “Mjeshtėr kėrkimesh” dhe vitet e fundit Prof. as. dr. 
Bezhani Refik Edip, Prof. as.dr. Lindi nė Fterrė nė vitin 1948. Pėrfundoi UT, pėr mjeksi (1972). Specializohet pranė klinikės sė kirurgjisė sė pėrgjithshme, pėr urologji, nė Spitalin Nr. 2 nė Tiranė (1975). Ka kryer edhe disa specializime tė tjera brenda e jashtė shtetit. Deri nė vitin 1990 punon si specialist urolog dhe kirurg i pėrgjithshėm nė Poliklinikėn Qendrore tė Tiranės, si dhe nė klinikėn urologjike tė Spitalit Nr. 2 (pėr kirurgjinė). Nga viti 1990 ėshtė pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė nė specialitetin e urologjisė. Mbrojti gradėn Dr. shk. (1992), ndėrsa nė vitin 2004 merr titullin Prof. as. dr,.Ka marrė pjesė nė pesė seminare ndėrkombėtare nė Austri. Nė vitin 2001 botoi monografinė “Morfometria dhe funksioni i veshkės unike”. 
Bezhani Refik Hamlet, Prof. dr. Lindi nė Fterrė nė vitin 1940. Studjon nė Gjermani (1958-1962) nė Universitetin e Lajpcigut pėr gjuhė e letėrsi gjermane. Pėrfundon edhe UT (1961 1964) nė degėn gjuhė e letėrsi angleze e shqipe. Ka kryer kualifikime nė Gjermani, nė Kinė, nė Amerikė, nė Francė etj. Deri nė vitin 2005 punon nė UT, pedagog, shef katedre, zėvendėsdekan pėr anėn shkencore nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, duke drejtuar pėr disa vite edhe Kėshillin Shkencor tė Fakultetit. Si punonjės shkencor ėshtė bashkautor nė hartimin e Fjalorit Gjermanisht-Shqip nė dy vėllime, me rreth 82.000 fjalė, botuar nė Gjermani. Ka hartuar disa tekste universitare pėr studentėt me mbi 1300 faqe, pėrkthyes nga gjuhėt gjermane e angleze. Pjesmarrės nė veprimtaari shkencore brenda e jashtė venditetj. Ka mbrojtur gradėn Dr. shk. dhe nė vitin 1995 merr edhe titullin Prof. dr. 
Bezhani Refik Petrit, gazetar, studiues e autor librash. Lindi nė Tiranė mė 1946 nė njė familje fterriote. Pas mbarimit tė shkollės sė lartė ka punuar fillimisht si gazetar nė gazetėn “Zėri i rinisė”, mė pas nė Shtėpinė Botuese “8 Nėntori” dhe pėr njė kohė tė gjatė e sot nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė vitet 1970-1971 ka botuar dy vėllimet e para tė serisė sė librave “Yje tė pashuar” (bashkautor), nė vitin 1979 boton “Kongresi i Parė historik i BRASH-it”, ėshtė bashkautor nė botimin e vėllimit tė parė tė bibliografisė “Libra nė gjuhėn shqipe pėr Islamin” dhe “Bektashizmi nė Shqipėri” (2002 dhe 2004), nė vitin 2003 “Shaban Demiri - Gjuha shqipe, probleme dhe disa figura tė shquara tė saj” dhe bibliografinė pėr kėtė personalitet. 
Bezhani Nafiz Viron, Mjeshtėr i Merituar i Sportit. Lindi nė Tiranė nė vitin 1958 nga njė familje fterriote. Pėrfudon studimet nė ILKF “V. K”. Deri nė vitin 1994, punoi mėsues nė shkollat e mesme Tiranė e Durrės, zgjidhet Sekretar i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Mundjes (1994-2005). Ka ushtruar sportin e mundjes, duke u shpallur pėr 13 vjet kampion kombėtar dhe ka marrė titujt Mjeshtėr sporti dhe mė pas Mjeshtėr i Merituar i Sportit. Ėshtė nderuar edhe me “Medaljen e Artė”. Pesėmbėdhjetė vjet me radhė ka qenė dhe ėshtė trajner i mundjes pėr ekipin e Tiranės dhe atė kombėtar.
(?) Braho Baze Tare (1922-1988), Veprimtar i arsimit, delegat nė Kongresin e Arsimtarėve Antifashist. Lindi nė Fterrė. Mbaroi Normalen e Elbasanit mė 1943, ku u aktivizua nė veprimtari antifashiste. Shkoi mėsues vullnetar nė Kosovė dhe pas njė viti kthehet nė Tiranė. Rilidhet me LANĒ, zgjidhet delegat pėr nė Kongresin e Parė tė Arsimtarėve Antifashistė, qė u mbajt nė Korēė. Punoi arsimtar e drejtues shkolle nė Trevllazėr, Tėrbaē e Kuē, mė pas nė Himarė e Sarandė si dhe pėr shumė vite inspektor nė seksionin e arsimit dhe mėsues nė shkollėn e mesme pedagogjike dhe mjekėsore nė Vlorė. 
Braho Remzi Sezai, Prof. dr. Lindi nė Fterrė nė vitin 1939. Maroi studimet nė UT (1963) pėr mjeksi. Ėshtė specializuar jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė mjekėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė e Itali. Nga viti 1963 punoi pedagog nė katedrėn e farmakologjisė sė Fakultetit tė Mjekėsisė si dhe lektor edhe nė Universitetin e Pirshtinės. Ėshtė bashkautor i hartimit tė programeve mėsimore universitare e pasuniversitare tė lėndėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike, nismėtar e kontribues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore. Ka qenė kryetar i komisionit dhe redaktor shkencor i kumtesave dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur referate shkencore nė Athinė e Londėr. Nė vitin 1980 mbron gradėn Dr. shk. dhe nė vitin  1994 i jepet titulli Prof. dr.
Braho Remzi Rait, drejtor shkollės mesme artistike. Lindi nė Fterrė nė vitin 1928. Veprimatr LANĒ, anėtar komiteit tė rinisė pėr krahinėn e K, delegat nė Kongresin e Dytė tė Rinisė Antifashiste. Pėrfundoi ILP nė Tiranė (1953-1957) pėr gjuhė e letėrsi shqipe. Punon arsimtar e drejtor shkolle nė Kuē, Progonat e Tepelenė deri nė vitin 1953. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta, deri nė vitin 1975, punoi nė Ministrinė e Arsimit dhe nga viti 1975 drejtor nė shkollėn e mesme artistike pa shkėputje nga puna nė Tiranė, deri mė 1988, kur doli nė pension. Mban urdhėra e medalje tė luftės e tė punės. 
Braho Xhevdet Zeko, Prof. as. dr. Lindi nė Fterrė nė vitin 1934. Pėrfundoi shkollėn Normale tė Elbasanti dhe, nė vitin 1957 edhe ILP nė Tiranė. Dha mėsim nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Vlorė, nė gjimnazet e kėtij qyteti, nė Akademinė e Aviacionit e tė Marinės dhe nė Filialin e UT pėr Vlorėn. Pas vitit 1990 ėshtė nė kryesinė e disa shoqatave kulturore tė rrethit. Ka botuar monografitė: pėr Jani Mingėn, Marigo Posion, “Vlora nė rrjedhėn e historisė”, “Historiku i arsimit nė Vlorė”dhe disa studime tė tjera. Ka botuar artikuj shkencorė dhe ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Mbrojti gradėn shkencore Dr. shk dhe i ėshtė dhėnė titulli Prof. as. dr. 
(?) Brinja Xhafer Zagoll, ushtarak. Lindi nė Fterrė nė vitin 1943. Nė vitet 1962-1964 pėrfundoi studimet nė SHBO”E.H” si dhe nė AU nė Tiranė (1971-1973). Ka kryer detyra nga komandant toge, kompanie e batalioni tankist nė Berat dhe pas mbarimit tė AU punoi si shef dege i Tankeve nė Korpusin e Elbasanit (1973-1982), komandant brigade kėmbėsorie nė Peshkopi (deri nė vitin 1986), shef i degės sė Tankeve nė Divizionin e Fierit nė vitet (1986-1992). Liruar nga reforma nė ushtri nė vitin 1992. Mban disa urdhra e medalje.
Ēallo Mehmet (1895-1975): Kryetar i Kėshillit ANĒ tė fshatit Fterrė. Lindi nė Fterrė. Ka punuar si tregtar i vogėl, duke tregtuar prodhime bujqėsore e blegtorale.. Pėrkrahu LANĒ. U zgjodh kryetar kėshillit tė parė ANĒ dhe e drejtoi deri nė fund tė luftės. 
            Ēeli Hajdar Azem (1927-1944), dėshmor i LANĒ. Lindi nė Fterrė. Qė nė vitin 1943 merr pjesė nė ēetėn e fshatit dhe nga dhjetori 1943 rjeshtohet paritzan nė Br1S, mitralier. U vra nė luftime me gjermanėt mė 5 Qershor 1944, nė Qafėn e Gjarprit. 
(?) Dusha Iljaz Bilal (1926-1979), delegat nė Kongresin e Parė tė rinisė antifashiste, ushtarak. Lindi nė Fterrė. Pėrfundoi studimet nė AU dhe shkollėn e laartė tė Partisė nė Tiranė. U lidh qė nė vitin 1942 me LANĒ. Partizan e kuadėr nė Gr1P tė K. Plagoset nė luftė. Caktohet pėrgjegjės rinie batalioni dhe zgjidhet delegat nė Kongresin e Parė tė RANĒ nė Helmes tė Skraparit. Mbas ēlirimit punoi oficer karriere nė radhėt e ushtrisė, ku kreu detyrėn e komisarit, deri nė shkallė brigade. Ėshtė dekoruar urdhra e medalje.
Dusha Iljaz Hiqmet (1917-1943), dėshmor i LANĒ, komisar ēete partizane. Lindi nė Fterrė. Pėr veprimtari revolucionare pėrjashtohet nga gjimnazi i Gjiokastrės. Vazhdon nė Normalen e Elbasanit. Nė shtator tė vitit 1940 fillon punėn si mėsues nė Fterrė. Bėhet nismėtar nė organizimin e bashkėfshatarėve nė luftėn atifshiste, nė krijimin e kėshillit ANĒ dhe tė ēetės territoriale tė fshatit. Pranohet anėtar PKSH. Me makinėn e tij tė shkrimit riprodhon komunikata qė vinin nga Qarkori i PKSH pėr Gjirokastrėn. Nė shkurt tė vitit 1943 vendosi nė shtėpinė e tij njė central telefonik ushtarak, nga ku jepeshin e merreshin informacionet mbi veprimtarinė e ēetave partizane e territoriale dhe lėvizjet e forcave pushtuese. Nė muajin qershor 1943, me formimin e ēetės "Toto Bolena" caktohet komisari i saj. Mė 30 gusht 1943 Hiqmeti bie nė fushėn e luftės nė betejėn e Libohovės. Emrin e tij e mban shkolla e fshatit Fterrė. 
Dusha Iljaz Mehmet (1911-1983), komisar GrP. Lindi nė Fterrė. Kreu nė Elbasan kursin e plotė tė pėr drejtim komune si dhe kursin e lartė pėr oficer, studmet ushtarake nė ish BRSS dhe pėrfundoi studimet nė UT pėr drejtėsi. Punoi sekretar komune nė vitet 1929-1943. Braktis detyrėn  dhe hidhet nė ilegalitet. Zgjidhet sekretar i celulės sė PKSH tė fshatit, anėtar i Kėshillit ANĒ tė Krahinės sė K. Nė dhjetor 1943 u caktua komisar i bp “Dishnica” tė Pėrmetit dhe nė shkurt 1944 i Gr5P nė Z10p. U zgjodh delegat nė Kongresin e Pėrmetit e mė pas caktohet zv/komandant i Brigadės XIX S. Mbas ēlirimit u ngarkua me detyra tė ndryshme nė MPBr, nė sektorin e policisė. Mban disa urdhra e medalje tė luftės e punės.
(?) Dusha Mato Gėzim (1938): Veprimtar shoqėror, mėsues e drejtues arsimi. Lindi nė Fterrė nė vitin 1938. Kreu shkollėn Pedagogjike nė Elbasan dhe studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi shqipe nė Gjirokastėr. Punoi mėsues nė Kuē e Sarandė. Ka qenė drejtor shkolle 15 vjet dhe disa vjet zv/shef i arsim-kulturės sė rrethit Sarandė. Vitet e fundit kreu detyrėn e drejtorit tė  Kampit tė Punėtorėve tė rrethit tė Sarandės. 
(?) Dusha Sherif Luan, drejtues institucioni qendror, mjek me kontribute kundėr tuberkulozit dhe pneumonive. Lindi Ballsh nė familje fterriote, nė vitin 1930. Pėrfundon studimet e larta nė Bullgari (Sofje), nė vitin 1957, pėr mjeksi. Ėshtė specializuar kundėr sėmundjeve tė tuberkulozit dhe tė pneumonisė nė Universitetin e Parisit dhe tė Romės. Fillimisht, nga viti 1957, punon mjek e mė pas zėvendėsdrejtor nė sanatoriumin e Shkodrės e pastaj nė Tiranė, drejtor nė Institutin e Pneumo-Fiziologjisė nė Tiranė dhe nė Dispanserinė e kryeqytetit. Ka organizuar simpoziume shkencore, ka marrė pjesė nė veprimtari shkencore nė Francė e Gjermani. Ėshtė bashkautor nė hartimin e fjalorit bullgarisht-shqip e ka pėrkthyer letėrsi bullgare nė shqip. Ėshtė nderuar me Urdhrin “Pėr shėrbim tė mirė tė popullit”
(?) Dhuli Avdi Uzedin (5 shtator 1942), kuadėr i lartė nė administratė. Lindi nė Fterrė nė vitin 1942. Pėrfundoi studimet e larta pa shkėputje nga puna nė UT (1974) nė Fakultetin Juridik. Ka punuar nė fabrikėn e cigareve nė Durrės, nė Uzinėn e Superfosfatit nė Laē, nė aparatin e PPSH nė Krujė. Nė vitet 1978-1991 ka qenė drejtor i Kuadri nė Ministrinė e Tregtisė sė Jashtme. Aktualisht punon si jurist nė njė firmė private. 
Elezi Tahsin (1893-1967), kryetar i komunės nė Kuēi. Lindi nė Fterrė. Mori pjesė nė Luftėn e Vlorės (1920), nė organizatėn "Bashkimi" dhe nė Revolucionin e Qershorit tė vitit 1924. U internua nga regjimi i Zogut. Nė vitin 1942 ėshtė kryetar i Komunės nė Kuē tė K, detyrė tė cilėn e braktisi vullnetarisht dhe qėndroi nė fshat. Gjatė operacionit fashist italian (prill 1943) nė K. u internua. Deri nė fund tė jetės sė tij qėndroi nė pozita nacionaliste me pikėpamje demokratike.
Elezi Tahsin Besim, mjek, Prof. dr,  Personalitet i shquar  Qarkut tė Vlorės. Lindi nė Fterrė nė vitin 1935. Mbaroi studimet nė UT pėr mjeksi (1957) me diplomė "shkėlqyeshėm". Kreu specializime dhe kualifikime nė disa klinika tė botės. Emėrohet mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Nė vitin 1964 mbrojti gradėn shkencore Kandidat i shkencave mjekėsore, mė pas Dr. shk. mjekėsore. Pėr veprimtarinė pedagogjike ju dha grada Docent e mė pas Profesor. Nė vitin 1976 u emėrua shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre (departamenti) nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza". Ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur metoda tė reja diagnostikimi dhe trajtimi. Nė vitin 2003 u pensionua. Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit. Ėshtė zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė dhe anėtar i Kolegjit Ndėrkombėtar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė. Ėshtė autor i tekstesh mėsimore dhe rreth 100 artikujve e kumtesave. Mban urdhra e medalje pune. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut" pėr Vlorėn, 
Elezi Tahsin Ismet, Prof. Dr, “Njeriu ndėrkombėtar” nė shkencė, Laureat  i ēmimit tė Republiks. Lindi nė Fterrė nė vitin 1920. Nė vitin 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės. Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė K. Nė vitet 1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad, nė ish BRSS, me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore nė vitin 1961. Gjatė viteve ka kryer detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i Institutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i UT, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985). Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990). Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Nė vitin 1972 ju dha titulli Profesor. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ėshtė lauruar me ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė veēantė ėshtė dhe "E drejta zakonore e Labėrisė” e veēanėrisht pas kodofikimit nė “Kanuni i Labėrisė” (2006). Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkautor i teksteve tė tjerė. Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombėtar" nė shkencė.
Fterra (Shehu) Fiqiret (1916-1997), krijues, regjisor, gazetar e pėrkthyes. Lindi nė Fterrė. Studioi nė gjimnazin “Zosimea” dhe nė shkollėn bujqėsore, Kavajė. Vijoi pėr studime tregtare nė Angli dhe nė Universitetin e Bolonjės nė Itali pėr apikulturė. Mė 1939-1942 kreu studimet pėr artin dramatik nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. U kthye nė Tiranė e punoi nė redaksinė e kulturės sė Radio-Tiranės. I pasionuar pas teatrit, si regjisor, ngriti njė trupė teatrale dhe vuri nė skenė “Kopraci” tė Molierit, me aktorin Mihal Popi, si dhe dramėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit. Mė 1944 shkoi nė Itali, ndėrsa 1947 nė SHBA, ku pėr vite me radhė ka qenė pėrkthyes i rėndėsishėm nė median amerikane nga shqipja nė anglisht. Vdiq nė Nju Xhersi nė SHBA.
Fterra Islam, luftėtar e dėshmor i Rilindjes. Lindi nė Fterrė nė vitet ’40 tė shekullit XVIII. Duke qenė hoxhė dhe pėrvetėsoi idetė atdhetare tė Rilindjes Kombėtare. Mori pjesė nė Luftėn e Lėkurėsit nė Sarandė, mė 1878, nė Ēetėn e Fterrės ku edhe vritet Ėshtė cilėsuar dėshmor i Lirisė. 
Gjoni Qazim Vexhi, ushtarak, komandant divizioni. Lindi nė Fterrė nė vitin 1943. Studjoi nė shkollėn ushtarake “Skėnderbej” (1957-1961) dhe titullohet oficer nė SHBO ”E.H.” (1963) Pas dy vjetėsh shėrbim nė ushtri, mbaroi AU (1967) si dhe mė pas edhe kursin e lartė tė filozofisė. Pasi kreu, detyra tė ndryshme kompani-batalion, nė vitet 1967-1973 punon nė aparatin e MMP, komandant brigade nė Fushė-Krujė (deri 1982) dhe komandant divizioni nė Peshkopi (1982-1991). Nė vitin 1992 nxirret nė lirim para kohe. Mban urdhėra e medalje pune. 
(?) Gjoni Shaqir Safet (1919-1994), drejtues nė administratėn shtetėrore. Lindi nė Fterrė. Nė vitin 1937 pėrfundoi studimet e mesme nė Medresenė e Tiranės. Kreu edhe arsimin e lartė pa shkėpute nga puna pėr ekonomist (nė vitet 1960). Fillimisht punoi mėsues vullnetar nė Kosovė (1938-1940). Kthehet nė Tiranė e nė vitin 1941 nė fshat. Lidhet me LANĒ. Pas njė viti pune si mėsues nė Kuē tre vite shef seksioni arsimi nė nėprefekturėn e K, emėrohet sekretar Lokaliteti po nė Kuē (1948-1951), drejtor i Komunales nė Vlorė e Tiranė (1951-1958). Deri nė vitin 1966 kryen detyrėn e drejtorit pėr elektrifikimin e Shqipėrisė. Mė pas, pėr gati 13 vjet, punoi si zėvendėsdrejtor nė Institutin e Shėndetit Publik, pėr anėn ekonomike.
Hasko (Ruka) Ideale (1943), drejtuese nė administratėn shtetėrore, zėvendėsministre. Lindi nė Fterrė nė vitin 1943. Nė vitin 1965 pėrfundoi UT, dega Kimi Industriale. Punoi disa vjet nė Drejtorinė Qendrore tė Rezervave tė Shtetit dhe pastaj Drejtore e Pėrgjithshme e Kombinatit tė Tekstileve nė Berat. Nė vitet 1980-1985 emėrohet zėvendėsministre e Ministrisė sė Ekonomisė Komunale. Deri nė vitin 1992 ėshtė marrė me punėn kėrkimore - shkencore nė rrethin e Beratit dhe tė Vlorės. Pėr 24 vjet me radhė e zgjedhur nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Bashkimit tė Gruas Shqiptare dhe nė Kėshillin e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė. 
Hizmaj Halil Fejzi(1948-2004), mjek, Prof. as, dr. Lindi nė Fterrė. Nė vitin 1971 pėrfundoi UT, pėr mjekėsi. Specializuar brenda e jashtė shtetit nė fushat e shėndetit publik e tė mikrobiologjisė. Deri nė vitin 1983 Punoi specialist nė Institutin e Higjienės e tė Epidemiologjisė (deri 1983) dhe pėr 13 vjet nė Drejtorinė e Higjienės dhe tė Epidemiologjisė nė Tiranė. Nga viti 1996 deri sa ndėrroi jetė ishte specialist e drejtues nė Institutin e Shėndetit Publik nė Tiranė. Ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė e nė institucione tė tjera mjekėsore e shkencore. Ka kryer studime shkencore, ėshtė autor i dhjetėra artikuj shkencorė, 5 prej tė cilėve jashtė vendit, ka marrė pjesė me kumtime nė sesione e konferenca shkencore brenda e jashtė vendit. Ka mbrojtur gradėn Dr. shk. dhe ju dha titulli Prof. as. dr. 
Hizmo Isa (shekulli XIX), Hoxhė nė oborrin e Sulltanit-Stamboll, nga intelektualėt e parė nė vend. Lindi nė Fterrė. Jetoi rreth 80 vjet. Vdiq nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XX. Studioi nė Stamboll pėr teologji. U bė Hoxhė dhe punoi si hoxhė nė Oborrin e Sulltanit. Kreu detyrėn e dekanit nė Fakultetin teologji-drejtėsi, kur rektor ishte Hasan Tahsini. Hodhi idenė qė nė Fterrė: “Ēdo derė - njė djalė nė kurbet”. Ndaj dhe nė Fterrė iu thurėn vargjet: Isa Hizmo mėndjeholli,/ Fterriotė nė Stamboll i mori,/ Hoxhė e kadi i nxori…”
(?) Kofina Hivzi Agim, drejtues administrate, inxhinier projektues. Lindi nė Fterrė nė vitin 1941. Pėrfundoi studimet e larat nė UT, nė degėn elektrike pėr rryma tė dobėta. Deri nė vitin 1991 punoi specialist  nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Postave nė Tiranė (1964-1974) dhe pastaj kryeinxhinjer nė PTT e Tiranės. Paralel punoi pėr projektimin e zbatimin e ndėrlidhjes nė Pallatin e Kongreseve, punė e vlerėsuar me urdhrin e Punės tė Klasit tė Parė. Mbas viteve 1991 ka punuar nė firmėn private “Filips”, duke u vlerėsuar me diplomė pėr pajisjet audio-vizive me ekskluzivitetin e servisit tė kėtyre pajisjeve nė Shqipėri. Krahas kėsaj pune, nė vitin 2002 e nė vazhdim, punon si Drejtor Teknik i kompanisė Telefonike “MOBITEL Ė. L. C.”
Kofina Hamit Safet (1916-1998). Mėsues i merituar. Lindi nė Fterrė. Filloi studimet nė shkollėne “Fulzit” nė Tiranė dhe i pėrfundon nė Normalen e Elbasanit. Punoi nė arsim nė rrethe tė ndryshme tė vendit, si nė Tropojė, nė Golėm e Nivicė tė K, nė Gjorm e Drashovicė tė L. Vlorės. Nė vitin 1952 emėrohet inspektor nė seksionin e arsimit nė Vlorė, mė pas ka drejtuar shkollat tetėvjeēare nė Skelė, Uji i Ftohtė, “Ismail Qemali”, “Qemal Gorishova” etj. Nė Vlorė e njohin si “njeriu qė betohej pėr flamur”. Nė vitin 1980 ėshtė nderuar me titullin Mėsues i Merituar.
Kofina Hamit Xhevdet (1902-1965). Mėsues i popullit. Lindi nė Fterrė. Mbasi kreu disa vjet shkollimi, shkon nė Normalen e Elbasanit. Shquhet pėr zell e zgjuarsi tė veēantė dhe, nga drejtori Aleksandėr Xhuvani, nė vitin 1926, propozohet pėr tu dėrguar me bursė jashtė shtetit por nuk i jepet. Me bindje nacionaliste, mori pjesė nė demonstartėn e bėrė nė vitin 1939 nė Ersekė. Pėrkrahu luftėn kundėr fashizmit. U aktivizua gjerėsisht nė veprimtaritė arsimore qė u bėnė gjatė LANĒ. Ishte anėtar i Komisionit Arsimor pėr Bregdetin, Kurveleshin e Poshtėm e Rrėzomėn. U zgjodh delegat pėr nė Konferencėn e Dytė Arsimore pėr Qarkun e Gjirokastrės, nė Lipė tė Pėrmetit, nė gusht 1944, ku u ngarkua me detyra tė rėndėsishme pėr ēeljen e shkollave nė K. Edhe pse me pikėpamje nacionaliste, nuk pranoi kompromis me ballistėt, qė donin ta bashkonin me forcat e tyre. Punoi mėsues nė rrethe e shkolla tė ndryshme tė vendit, nė Pėrmet, nė Ersekė, nė Sarandė, nė Gjirokastėr e mė sė fundi, pas ēlirimit, pėr njėzet vjet me radhė, nė qytetin e Vlorės, gjersa ndėrroi jetė me shkumės nė dorė. Mban titullin Mėsues i merituar dhe nga viti 1993 edhe titullin Mėsues i popullit. 
Kofina Lazo (1890-1970), komandant ēete. Lindi nė Fterrė. Pjesmarrės nė shpalljen e pamvarėsisė nė vitin 1912 dhe nė Luftėn e Vlorės (1920) nė radhėt e ēetės sė fshatit. Pėrkrahu, qė nė fillim, LANĒ. Mė 27 qershor 1942 u caktua komandant i ēetės territoriale tė fshatit, deri sa doli partizan nė qershor 1943. Pas ēlirimit u vendos nė vendlindje, ku edhe vdiq. 
Kofina Lazo-i Parė (1800-1870): Sekretar e kėshilltar i Gjolekės, komandant ēete. Lindi nė Fterrė. Studioi nė Stamboll, ku u bė hoxhė dhe mori titullin fetar, “Mulla”. Njihet si Mulla Lazua. U shqua si luftėtar e komandant i ēetės sė fshatit nė periudhėn e Kryengritjes sė Tanzimatit. Nė vitet 1830-1847 u bė sekretar dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės. Nuk pranoi ofiqe nga Turqia. Ndaj ngeli dhe nė kujtesėn e popullit: O more Lazo Kofina,/ S’pranove lule e sqima... 
Konde Maro, simbol i gruas trimėreshė labe. Lindi nė Fterrė. Jetoi nė fillim tė shekullit XVI. U martua nė Ēorraj. Nė vitin 1537, nė mbrojtje tė luftėtarėve ēorrjotė, sakrifikoi veten, duke hedhur nė greminė njė numėr jeniēerėsh turq, sė bashku me veten e saj. Ndaj dhe populli i kėndoi: “Bijė Fterre, nuse Ēorre,/ Djalin mė tė mirė more,/ Po ē’e do, nuk e gėzove,/ Nga shkėmbinjtė u lėshove,/ Turqit prapa ē’i more,/ S’more njė, po di taborre …” 
Korkuti Muharrem Muzafer, Prof. dr, arkeolog i shquar. Lindi nė Fterrė nė vitin 1936. Filloi studimet e larta nė Leningrad (Petėrburg) tė ish BRSS, tė cilat pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve i pėrfundio pranė UT (1962), dega e historisė. Nė vitet 1954-1957 punoi mėsues dhe drejtor i shkollės shtatėvjeēare tė Kuēit. Nga viti 1962 u emėrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike tė ASH. Nė vitet 1998-2005 kreu detyrėn e Drejtorit tė Institutit tė Arkeologjisė. Gjatė veprimtarisė sė tij 41-vjeēare u specializua nė fushėn e prehistorisė dhe drejtoi gėrmime nė mė shumė se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkautor nė disa tekste universitare: “Arkeologjia” 1972, “Arkeologjia” 1993, tekstin “Historia e Shqipėrisė”, botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe “Historia e popullit shqiptar” (2003) si dhe autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in Alabanien”, botuar nė Gjermani, nė vitin 1995. Qė nga viti 1968 deri nė vitin 2002 ka qenė lektor i arkeologjisė nė UT, ndėrsa gjatė viteve 1972-1975 edhe nė atė tė Prishtinės. Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme jashtė vendit, si nė Paris (Francė), Heidelberg dhe Munster (Gjermani), Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė (Itali), Athinė e Selanik (Greqi), Vienė (Austri), Sinsinati (ShBA) etj. Pjesėmarrės nė simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare, kryeredaktor i revistės “Iliria” (1971-2003) dhe anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.
Korkuti Muharrem Rakip, drejtor gjimanzi. Lindi nė Fterrė nė vitin 1931. Nė vitin 1952 mbaroi ILP pėr gjuhė e letėrsi ruse. Nis punėn nė Vlorė si drejtor nė gjimnazin “Ali Demi”. Mė vonė ka punuar nė poste drejtuese tė arsimit nė Vlorė e pėr njė kohė tė gjatė drejtor nė shkollėn e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Ka dhėnė mėsim edhe nė Akademinė e Marinės nė Vlorė. Ėshtė dekoruar me urdhra e medalje tė ndryshme.
(?) Korkuti Rakip Robert, drejtues administrativ, koordinator i Ministrisė sė Rendit me UNMIK-un nė Kosovė. Lindi nė Vlorė nga njė familje fterriote, nė vitin 1958. Nė vitin 1981 pėrfundon shkollėn ushtarake e titullohet oficer nė MPBr. Ka kryer disa specializime kualifikuese jashtė shtetit, si nė Turqi, Francė e Rumani. Shėrbeu nė Tropojė, nė Rinas dhe pėr njė kohė mė tė gjatė nė dikaster si kėshilltar pėr marrėdhėniet me jashtė e me publikun. Ka pėrfaqėsuar dikasterin pranė ASH. dhe qendrės shqiptare pėr tė drejtat e njeriut. Punon nė Kosovė, si koordinator i Ministrisė sė Rendit me UNMIK-un. Zotėron gjuhėt e huaja anglisht, frėngjisht dhe italisht Ka hartuar librin pėr marrėdhėniet e policisė me publikun. Mban gradėn e kolonelit. 
(?) Kurupaj Arif Rexho, inxhinier, studiues, projektues e kėrkues i metaleve tė ēmuara. Lindi nė Fterrė nė vitin 1934. Pėrfudnoi shkollėn teknike nė Tiranė (1967) dhe njė vit mė pas studion nė Gjermaninė Lindore nė Akademinė e Minierave nė Saksoni. Pas studimeve jashtė shtetit e pėrfundimit tė tyre nė mė 1964 si inxhinier gjeolog, deri nė vitin 1967 punon nė Fakultetin Gjeologji-Miniera me detyrė bashkėpunėtor tekniko-shkencor, nė sektorin e mineraleve tė rrallė e tė ēmuar. Nga viti 1967-1979 inxhinier gjeolog dhe kryetar i ekspeditave nė ndėrmarrjen gjeologjike Tiranė pėr mineralet e rrallė e tė ēmuar, 1979-1990 kreu detyra drejtuese nė minierat e qymyrgurit nė Valias e Mėzez. Ka dhėnė nė studimin, projektimin, kėrkimin e zbulimin e mineraleve tė dobishme e tė ēmuara, si krom, ar e platin, duke shkelur nė ēdo skaj tė atdheut. 
Lona Xhahit Teno, veprimtar shoqėror, rapsod, kryeplak nė Fterrė. Lindi  nė Fterrė nė vitin 1940. Punoi shumė vite si mėues Nė vitet 1997-2005 ėshtė zgjedhur kryeplak i fshatit. Ka dhėn ndihmesė  nė organizimin e veprimtarive kulurore, veēanėrisht me grupin folklorik tė Fterrės. Ka krijuar rreth 100 vjersha me tematikė atdhetare e historike, erotike e sociale. Shumica e tyre janė kėnduar nga grupi polifonik, “Fterra nė Kėngė”, nė takime e konkurrime nė Kurvelesh e Bregdet e deri nė takime e festivale kombėtare.
Lubonja (Fterra) Liri (1926), shkrimtare, gazetare. Lindi nė Durrės nga njė familje fteriote nė vitin 1926. Mbaroi Shkollėn e Mesme Femėrore nė Tiranė dhe UT, dega Gjuhė e Letėrsi Shqipe. Pjesmarrėse e LANĒ, delegate e Tiranės nė Kongresin e Rinisė nė Helmės-Skrapar, gusht 1944. Dejtoi gazetėn “Zėri i Rinisė” (1951-1953) dhe, Sekretare e Kolegjiumit tė gazetės (1954-1968), deri nė vitin 1973 bashkėpunėtore shkencore nė Institutin Histori-Gjuhėsi, pranė ASH. Nga 1973-1990 u internua nė Lezhė, vite qė iu hoq edhe e drejta e botimit. Ėshtė autore e librave: “Pėr ju vajza” (1960), “Larg dhe mes njerėzve” (1995), ka pėrkthyer librin“Hijet e vendit tė ėndėrruar” (2003). 
Lubonja Lutfi Jetmira, artiste skenike nė kinematografi dhe teatėr. Lindi nė Fier nga familja fterriote e Dushajve, nė vitin 1955. Mbaroi ILA (1979) nė Tiranė. Filloi menjėherė punė si aktore nė Teatrin Popullor. Pėr 11 vjet interpretoi mjaft role nė drama e komedi, tė Deas te "Tragjedia e fundit e Deas", Monda te "Nė prag tė jetės", Mira te "Familja e Peshkatarit", Verorja te "Pėrballė jetės", e shumė tė tjerė. Nė vitin 1984 ka marrė pjesė nė Ballkaniadėn Teatrale nė Korinth tė Greqisė me rolin e Mirės te "Familja e Peshkatarit". Edhe nė kinematografi ka luajtur disa role si: Nora te "Mėngjese tė reja", Moza te "Ėndėrr pėr njė karrige", Mamaja te "Djali elastik", Jeta te "Kur xhirohej njė film", etj. Ka drejtuar emisione televizive tė pėrrallave etj. Ka luajtur nė filmat televizivė pėr fėmijė: "Prit pak" dhe "Gėzuar festėn Nėnė!". Prej tre vjetėsh punon si koordinatore nė Qendrėn Kombėtare tė Kulturės. 
Malaj Zaēe, Prof. as. dr, drejtues nė administratė. Lindi nė Fterrė nė vitin 1945. Pėrfundoi ILB nė Kamėz, dega veterinari. Punoi veteriner nė NB Kamzė, pedagog nė Universitetin Bujqėsor, specialist nė Komitetin e Shkencės, Drejtor nė IKV dhe Drejtor nė Drejtorinė Veterinare nė MB dhe Ushqimit. ka botuar artikuj shkencorė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ėshtė, autor dhe bashkautor nė botime shkencore dhe libra universitare, delegat zyrtar i Shqipėrisė nė Organizatėn Botėrore tė Veterinarisė, Paris. Mban titullin Prof. as.dr. 
Manēe (Ruka) Mukades(1948), Prof. as. dr. Lindi nė Fterrė nė vitin 1948. Mbaroi UT, nė degėn Gjuhė-Letėrsi Ruse. Ėshtė kualifikuar jashtė shtetit, Rusi, Itali, Angli. Ėshtė pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė UT. Ka referuar dhe botuar studime shkencore filologjike, ėshtė hartuese tekstesh mėsimore universitare. Ka botuar fjalor Rusisht-Shqip. Nė vitin 1988 mbrojti gradėn Dr. shk. dhe nė vitin 1990 ju dha titulli Prof. as. dr. 
Mato Halil (1910-1986), komandant ēete territoriale nė LANĒ. Lindi nė Fterrė. Kreu shkollėn e xhandarmėrisė nė Durrės nė vitet 1930-1932 dhe punoi si ushtarak. Mori pjesė nė LANĒ, komandant i ēetės territoriale tė fshatit, i rojės partizane dhe nėnkryetar i Kėshillit Krahinor tė Kurveleshit nga viti 1943 deri nė dhjetor tė vitit 1944. Pas ēlirimit punoi si nėnoficer nė ushtri.
Mato Halil Jakup, Prof. dr, studiues arti. Lindi nė Fterrė nė vitin 1934. Pėrfundoi UT nė vitin 1959. Ėshtė specializuar edhe jashtė shtetit dhe ka marrė lincensė pėr studimet nėnujore. Mė 1969 u emėrua nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės si specialist i letėrsisė, kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendėskryetar i Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve. Nė vitet 1973-1987 specialist i arteve nė KQ tė PPSH, mė 1987 drejtor i ILA (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1991 e nė vazhdim ka qenė punonjės shkencor nė Qendrėn e Studimit tė Arteve tė ASH, duke qėnė edhe drejtor i saj. Pėr mbi 40 vjet merret me veprimtari shkencore dhe ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm artikuj shkencorė e kritikė pėr letėrsinė dhe artet e ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė: “Risi tė letėrsisė shqiptare” (1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000), “Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave tė artit paraprofesionist” (2004) .
Mato Halil Sulejman, shkrimtar. Lindi nė Fterrė nė vitin 1941. U diplomua pėr gjuhė-letėrsi nė UT. Nė vitet 1965-1967 emėrohet mėsues nė Berat, deri nė vitin 1973 punon redaktor nė revistėn “Nėntori”, 1973-1976 dhe 1985-1991, libretist nė Teatrin e Operės dhe Teatrin Popullor. Nga viti 1993 deri nė vitin 2001 drejtor i Agjencisė Qendrore tė Tregtimit tė Librit dhe si kryeredaktor i gazetės “Tirana bashkiake”. Ka botuar 10 libra me poezi, ndėr tė cilat: “Shtegu i blertė”, “Nėn diellin e jugut”, “Mbi glob fryjnė erėra”, “Nė stinėn e poezisė”, “Fjalėt”, “Dallga e Jonit” etj. Ėshtė autor i dramave: “Ankthi”, “Njė natė e gjatė”, “Bukė nė shkėmb”, “Familja Zhavora” etj.dhe i ka vėnė ato nė skenė. Janė vėnė nė skenė edhe libretet: “Legjenda e lules Honinė (balet)”, “Vajzat e qytetit tė gurtė” (balet), “Paja” (operetė). Ka botuar librat me tregime: “Drita e syve”, “Banorėt e vilės”, “Vizitor nė Parajsė” si dhe librat studimor: “Labirinte dhe enigma”, “Ėndrrat profetike”, “Arti i tė shkruarit”. Vazhdon tė merret me letėrsi dhe tė shkruajė nė shtypin e kohės.
Mato Halil Xhemal, gazetar televizioni, regjisor, krijues. Lindi nė Sarandė nga njė familje fterriote, nė vitin 1947. Mbaroi UT pėr fizikė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės (1969). Njė vit mė vonė punon nė TVSH, gazetar e mė pas regjizori i programeve shkencore, deri nė vitin 1994 regjisor pėr programet ekonomike e mjedisore. Ka drejtuar nė TVSH emisionet: Shkenca dhe filozofia, Gjithėsia rreth nesh, Formimi i njerėzimit, Truri, Shkenca dhe enigmat, etj. Nė vitet 1989-1994 punon edhe si pedagog i jashtėm nė AA. Nga viti 1999 i pėrkushtohet ruajties sė mjedisit duke krujuar shoqatėn “Masmedia dhe Mjedisi”, kryetar dhe botues i gazetės mjedisore tė saj “Ekolėvizja”. Ka njė prodhimtari tė gjerė krijuese, me vlera e ēmime kombėtare e ndėrkombėtare. Ka realizuar filmin e parė nėnujor dhe ėshtė autor i 17 dokumentarėve nėnujorė, duke qenė edhe vetė zhytės i talentuar. Ka fituar katėr here ēmim kombėtar pėr dokumentarėt shkencorė. Nė konkursin e SOROS-it nė vitin 1995 fiton ēmimin “Gazetari mė i mirė i vitit”. Nė krijimtarinė e tij me dokumentarė ka fituar dhe shumė ēmime nė festivale ndėrkombėtare, si nė vitet 1995, 1996, 1999 e 2002, si me dokumentarėt “Treni i vdekjes”, “Laguna e Lezhės”, “Nė botėn blu lufta vazhdon” etj. Ėshtė autor i 74 dokumentarėve pėr natyrėn, problemet mjedisore, turizmin dhe traditat kulturore nė Shqipėri. Qė prej vitit 1991 ėshtė instruktor ndėrkombėtar i zhytjeve nėn ujė i. Ka shkruar dy libra shkencorė: “Gjithėsia rreth nesh” dhe “Shkenca dhe enigmat”.
(?)Mato (Fterra) Jaho (1898-1923), figurė shoqėrore e politike. Lindi nė Fterrė. Ndoqi studimet nė Filat (Ēamėri) dhe pėrfundoi tė mesmen nė Janinė. Pati lidhje me personalitete tė shquara politike, si Avni Rustemi, Halim Xhelo, Ismail Haki Kuēi etj. Ishte komandant i xhandarmėrisė nė Brataj. Nė krye tė xhandarėve tė zonės mori pjesė nė Luftėn e Vlorės tė vitit 1920. Pas saj u emėrua komandant i xhandarmėrisė sė rrethit tė Pėrmetit, ku edhe vdiq aksidentalisht. 
Mato Remzi Vullnet (1937), shkrimtar, piktor. Lindi nė Sarandė nė familje fterriote nė vitin 1937. Mbaroi me korrespondencė Liceun Artistik tė Tiranės pėr pikturė dhe studimet e larta nė Fakultetin Filologjik tė UT nė degėn gjuhė e letėrsi shqipe. Punoi arsimtar, inspektor arsimi dhe drejtor nė shtėpinė e kulturės dhe nė muzeun e Librazhdit. Ka qėnė edhe redaktor  nė revistėn ''Ylli'. Aktualisht punon redaktor i shtėpisė botuese " Milosao" nė Tiranė. Ėshtė autor i vėllimeve poetike: "Tinguj malesh", "Krahėt e erės", "Ninullat e hekurit", "Dritaret e prillit" dhe i vėllimit me poema "Katėr plagė tė Shqipėrisė". Ka botuar vėllimin me tregime "E fshehta tronditėse" dhe i romaneve: "Ujėsinor", "Era e kėsaj kohe", "Lakmia", "Maturantėt" dhe "Damkosja e engjėjve". Ka fituar ēmime letrare brenda dhe jashtė vendit.
Mato Vullnet Rajmonda, piktore. Lindi nė familje fterriote nė vitin 1957. Kreu Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe studimet nė ILA, e specializuar nė degėn e Grafikės. Punoi nė Qendrėn e Realizimit tė Veprave tė Artit dhe vijon mėsuese nė Liceun Artistik "Jordan Misja". Qė nga viti 1992 ka marrė pjesė nė ekspozitat kombėtare e ndėrkombėtare nė Galerinė e arteve tė Tiranės. Ka hapur ekspozitė vetiake nė Holandė (2000) dhe nė Ėels tė Austrisė (2003); pjesėmarrėse nė ekspozitėn XX kombėtare tė arteve, nė ekspozitėn kolektive evropiane nė Stokholm, Suedi, nė ekspozitėn e Shoqatės sė Grave Artiste "Lind", nė ekspozitėn kolektive nė Argjentinė, nė ekspozitėn e grave piktore tė Ballkanit nė Ohėr, Maqedoni etj. Punimet e saj janė botuar nė disa albume kombėtare e ndėrkombėtare. 
Mato Jashar Turhan (1924-1944), dėshmor i LANĒ. Lindi nė Fterrė. Ndoqi Normale nė Elbasan. Aty u lidh mė LANĒ dhe nė maj 1943, ndėrpret studimet dhe del partizan nė ēetėn e Ēermenikės e mė pas nė Br1S. Nė luftimet pėr ēlirimin e Pogradecit, mė 21 prill 1944, u plagos rėndė dhe vdiq nė spitalin  partizan tė Vlushės (Skrapar). Ka lėnė blloqe me shėnime tė pėrditshme tė jetės partizane, tė cilat pėrbėjnė dokumente tė rėndėsishme tė pėr luftėn partizane. 
Mato Jashar Fuat (1928-1943), dėshmor i LANĒ. Lindi nė Fterrė. Nė moshė shumė tė re u lidh mė LANĒ. Ishte ndėr pjestarėt mė veprues midis tė rinjve tė fshatit, qė ndihmonin LANĒ. Natėn e 26-27 janarit tė vitit 1943, nė luftimet kundėr postbllokut tė ushtrisė italiane nė Borsh, ra nė fushėn e luftės. Memo Meto (shih), thuri kėngėn e njohur nė mbarė K. e Labėri: “Fuat Matit”: “…-Qė nga turma del njė grua me tumane,/ Ėshtė nėna e Fuatit, njė spartane./ O ju shoqe dhe ju shokė, mos vajtoni./ Dhe pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni./ Se si djalin tim Fuatin kėtė herė,/ Fashizmi do tė na vrasė edhe tė tjerė”.Kėto vargje shėrbyen si simbol i qėndresės sė nėnave labe dhe thirrje pėr luftė pėr liri.
(?) Maēi Himet Jashik, kėshilltar juridik nė kabinetin e Zėvendėskryeministrit. Lindi nė Fterrė nė vitin 1946. Mbaroi studimet nė Shkollėn e lartė tė Partisė (1969-1971) dhe UT (1975) nė Fakultetin Juridik. Deri nė vitin 1991 punoi kryesisht nė aparatet e Rinisė e tė Partisė nė Sarandė e Tiranė. Nė vitet 1992-1999 kreu detyrėn e juristit nė disa institucione nė Tiranė si dhe avokatit privat. Pėr dy vjet (1999-2001) punoi kėshilltar juridik nė Kabinetin e Zėvendėskryeministrit. Punon avokat privat. 
(?) Mehmeti Veli Dullo, kryetar kėshilli nė Fterrė. Lindi nė Fterrė nė vitin 1942. Pėrfundoi shkollėn  profesionale pėr elektricist. Punoi nė kėtė profesion gjithė jetėn e tij nė hidrocentralin e Fterrės dhe shėrbimin elektrik nė fshat, deri nė vitin 1992. Nga viti 1984-1992, ka qenė Kryetar i Kėshillit tė Fterrės.
(?) Mehmeti Hamza (1923), kryetar kėshilli. Lindi nė Fterrė nė vitin 1923. Punoi nė kooperativėn bujqėsore, si brigadier. Nė vitin 1966-1981 u zgjodh Kryetar i Kėshillit tė Fterrės, pėr 15 vjet me radhė. 
Memi Hamdi Hamza, mjek, zėvendėsdekan, autor tekstesh. Lindi nė Fterrė, nė vitin 1932. Mbaroi studimet e larta pėr mjekėsi nė ish BRSS, nė Moskė (1958). Pėr mbi 30 vjet (1961-1992), sa doli nė pension, punon pedagog dhe shef i Katedrės sė Higjienės dhe Sėmundjeve Infektive nė Fakultetin e Mjekėsisė. Nė vitet 1970-1976, ka qenė edhe Zėvendėsdekan nė fakultet. Ka dhėnė leksione pėr gati dhjetė vjet edhe nė Universitetin e Prishtinės-Kosovė. Ėshtė autor e bashkautor i disa teksteve universitare e tė mesme mjekėsore. Ka botuar artikuj tė shumtė shkencorė nė revista e buletine.
Memi Hamdi Osmėn (1926-1944), dėshmor i LANĒ. Lindi nė Fterrė. Lidhet me LANĒ nė ēetėn teritoriale tė fshatit dhe nga dhjetori 1943 rjeshtohet nė Br1S. U vra nė pėrpjekje me forcat gjermano-balliste nė betejėn e Shelcanit nė Elbasan, mė 9 maj 1944. 
(?) Memi Hamdi Safet (1920), anėtar i Kėshillit krahinor ANĒ tė K, drejtues nė administratėn shtetėrore. Lindi nė Fterrė nė vitin 1920. Mbaroi UT pėr mjeksi (1960-1965). Ushtroi profesionin e farmacistit, fillimisht nė Tiranė, ku u lidh me LANĒ. U arrestua si antifashist. Kthehet nė fshat dhe merr pjesė nė ēetėn territoriale, zgjidhet anėtar i Kėshillit Krahinor tė K. Nė prill 1946 emėrohet Shef pėr farmacitė e Republikės nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Nė kėtė dikaster shėrbeu deri nė vitin 1980 qė doli nė pension nė funskionin e drejtorit tė drejtorive tė ndryshme. Nė 1966-1969, vullnetarisht, shkoi mjek pėr tri fshatrat: Borsh-Fterrė-Ēorraj, ku me nismėn e tij u ndėrtua spitali nė Borsh, ku shėrbeu si mjek e pėrgjegjės spitali pėr 4 vjet. 
(?) Mita Eshref Idris, ekonomist, drejtues administrate. Lindi nė Gjorm tė Vlorės nga familje fterriote nė vitin 1933. Pėrfundoi teknikumin financiar nė Tiranė (1949-1952) dhe mė pas u diplomua si ekonomist pėr degėn industriale. Punoi nė Tiranė shef plani nė Ndėrmarrjen e Prodhimeve tė Ndryshme, kryespecialist nė seksionin e industrisė nė Komitetin Ekzekutiv, ekonomist nė fabrikėn e tullave dhe pėr njėzet vjet me radhė Kryetar i Degės sė Plan-Furnizimit nė Ndėrmarrjen Elektrike. 
Mita Kasėm Shaqir (1886-1944), dėshmor i LANĒ. Lindi nė Fterrė. Pjesmarrės nė ēetat e fshatit nė luftimet kundėr andartėve grekė (1912-1914) si dhe nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Mbėshteti LANĒ. Shtėpia e tij u bė bazė e Luftės. Kishte humbur shikimin dhe “luftėn” e bėnte me vargje kundėr pushtuesve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Nė operacionin e qershorit tė vitit 1944 forcat gjermano-balliste pėr qėndrimin e tij dhe tė familjes e sidomos pėr kėngėt qė kishte ngritur kundėr ballistėve, Shaqirin plak, e tė verėbėr, e pushkatuan. Ėshtė dekoruar me medaljen “Pėr veprimtari patriotike”.
Mita Shaban Ilmi, pedagog i jashtėm, autor tekstesh. Lindi nė Fterrė nė vitin 1943. Kreu studimet e larta nė Kinė, nė Pekin (1961-1966) pėr inxhinier pėrpunim druri. Punoi inxhinier e kryeinxhinier nė Kombinatin e Drurit “Misto Mame” nė Tiranė (1967-1988). Nė vitet 1992-2003 hapi biznes privat pėr pėrpunim druri. Ka punuar si pedagog i jashtėm nė ILB nė Kamzė, autor tekstesh mėsimore universitare si dhe pėr shkollėn e mesme tė pėrpunimit tė drurit.
Mita Shaban Kudret, ushtarak, Dr. shk, pėrfaqėsues shqiptar nė NATO. Lindi nė Fterrė nė vitin 1946. Mbaron SHBO”E.H”nė vitin 1967, diplomohet edhe nė UT pėr histori-gjeografi (1978). Kryen studimet e larta nė AU (1984). Ka kryer kualifikime nė Kolegjin e Mbrojtjes sė NATO-s nė Romė, Qendrėn Amerikane “Xhorxh Marshall” nė Gjermani, nė shkollėn e NATO-s tė Forcave Aleate nė Evropė etj. Pėr 15 vjet punoi nė AU (sot Akademia e Mbrojties), si pedagog, punonjės e pėrgjegjės nė sektorin e fjalorėve enciklopedik e terminologjik ushtarak, shef i departamentit tė politikės sė sigurimit. Nė vitet 1998-2003 punoi nė Misionin e Shqipėrisė pranė NATO-s nė Bruksel, si zėvendėspėrfaqėsues ushtarak i Shqipėrisė. Nė vitin 1996 mbron gradėn Dr. shk. historike. 
Mita Shefki Sheri, aktor, regjisor, shkrimtar, nderuar me urdhėri “Naim Frashėri i Artė”. Lindi nė nė Fterrė nė vitin 1943. Pėrfundoi ILA (1967). Emėrohet pedagog i mjeshtėrisė sė aktorit nė Institut, regjisor nė Kinostudio, aktor nė Teatrin Popullor. Pėr shkaqe biografike ēohet regjisor nė Estradėn e Beratit, nga ku kthehet nė Tiranė nė vitin 1989, regjisor nė Cirkun e Tiranės. Nė vitin 1993 emėrohet  drejtor nė Estradėn e Tiranės dhe, udhėheqės artistik deri nė vitin 2004, kur edhe del nė pension. Ka luajtur nė 16 filma artistikė, si nė filmat “Ngadhėnjim mbi vdekjen”, “Yjet e netėve tė gjata”, “Ballė pėr ballė”, “Gjeneral Gramafoni’, “Veterani”, “Nė fillim tė verės”, “Valixhja me njė milion dollarė” etj. Ka interpretuar si aktor nė teatėr pjesėt “Shtėpia nė bulevard”, “Fytyra e dytė”, “Arturo Ui”, “I pazėvendėsueshmi” etj. Si regjisor, ka vėnė nė skenė nė Teatrin Popullor, nė teatrot e Fierit, Beratit e Korēės, disa drama e komedi. Si krijues letrar, ka shkruar gjashtė drama e komedi si: dramat “Vite tė paharruara” dhe “Dy krisma nė Paris” dhe komeditė “Kėshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe”, tė cilat kanė fituar ēmime kombėtare tė dramaturgjisė dhe Festivalet Kombėtare tė Teatrove. Nė vitin 2004 u nderua me Urdhrin “Naim Frashėri i Artė”.
           (?)Ruko Faslli Bejkush (1934-2003), drejtuestues nė administratėn ushtarake. Lindi nė Fterrė. Nė vitin 1953 mbaron studimet ushtarake nė SHBO”E.H”, nė sektorin e prapavijės. Studimet e larta i kreu nė vitet 1963-1965 pranė AU Tiranė. Pėrfundon edhe kursin e lartė tė ekonomisė politike Kreu detyrėn e shefit tė prapavijės sė regjimentit tė Aviacionit nė Kuēovė (1953), tė regjimentit Ndėrlidhjes nė Tiranė(1955-1958), tė brigadės sė kėmbėsorisė nė Tiranėe, Burrel e Sarandė. Deri nė vitin 1975 kryen detyrėn e shefit tė prapavijės sė Korpusit nė Gjirokastėr. Nė vitin 1975 punon nė MMP, nė drejtorinė e prapavijės dhenė vitin 1982-1986 transferohet nė Burrel, nė sektorin e prapavijės. 
           (?) Ruko Sinan Lirim (1940), drejtor nė Kombinatin Poligrafik nė Tiranė. Lindi nė Fterrė nė vitin 1940. Studjoi nė Kinė (1961-1964) dhe pėprfundi studimet nė UT nė vitin 1968 pėr inxhinieri mekanike. Deri nė vitin 1972 punoi inxhinier e mėsues i lėndėve profesionale nė gjimnazet e Tiranės dhe nė Politeknikum si dhe inspektor nė Ministrinė e Arsimit. Mė pas punon nė Kombinatin Poligrafik, projektues, kryetar i degės mekanike, drejtor i kombinatit (1983-1992). Me 1995 emigroi jashtė shtetit. Nga viti 1997 jeton nė SHBA, ku gjendet edhe sot. 
(?)Sadikaj Bajram Ilda, kuadėr nė administratėn e lartė shtetėrore. Lindi nė Tiranė, nė familje fterriote, nė vitin 1960. U diplomua nė UT pėr ekonomi-financė. Ėshtė specializuar pėr administrim biznesi jashtė shtetit. Deri nė vitin 1997 ka punuar nė sektorė tė tregtisė shtetėrore dhe nė aktivitet privat, nga viti 1998 Drejtore e Drejtorisė Ekonomike nė Ministrinė e Arsimit e tė Shkencės, ndėrsa nga viti 2002 e nė vijim ėshtė Drejtore e Drejtorisė Buxhet-Financė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.
Sadikaj Rrapo Bajram, ushtarak, Mjeshtėr sporti nė qitje. Lindi nė Fterrė nė vitin 1930. Nė vitin 1951 pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera SHBO”E.H”, vijoi arsimin e mesėm civil dhe studimet nė UT. Mė vonė pėrfundoi Shkollėn e Lartė tė Partisė dhe kursin pasuniversitar tė filozofisė. Ushtroi sportin e qitjes me armėt luftarake ku fitoi titullin Mjeshtėr sporti. Punoi kryesisht si kuadėr politik nė shkolla ushtarake dhe kuadėr i lartė partie nė njėsi ushtarake (birgadė-korpus) dhe nė Drejtorinė Politike tė Ushtrisė. Gjashtė vitet e fundit, ishte pedagog dhe shef i katedrės sė lėndėve sociale nė AU “Skėnderbej” ish SHBO “E.H”). Ka botuar librin “Zambakėt e kuq tė Fterrės”, kushtuar dėshmorėve. 
             Sadikaj Rrapo Shyqyri (1914-1983), komandant ēete. Lindi nė Fterrė. U lidh me LANĒ, komandant i ēetės territoriale “Fuat Mato. Pas ēlirimit punoi si ushtarak, artiler duke arritur gradėn e majorit. Nė vitet 1956-1960, me kėrkesėn e bashkėfshatarėve punon kryetar i kooperativės bujqėsore tė fshatit. Rikthehet nė ushtri deri sa doli nė pension. Mban disa urdhėra e medalje lufte e pune. 
Shehu Xhafer, komandant ēete. Lindi nė Fterrė. Jetoi nė fillim tė shekullit XX. Mbaroi shkollėn “Zosimea” nė Janinė. U bė avokat. Mė 1920 ishte komandant i Ēetės sė Fterrės nė Luftėn e Vlorės. Fterra i kėndoi:  “O Xhafer Shehu me nam,/ Me mėn(d)e si evropian,/ Kėrkon liri pėr vatan…/.Vdiq nė mesin e viteve ’30.
(?) Shkurti (Zhupa) Gastere (23 shkurt 1952), aktore, mėsuese. Lindi nė Fterrė nė vitin 1952. Mbaroi shkollėn e mesme profesionale pėr muzikė e vizatim (1972). Deri nė vitin 1980 punoi aktore e kėngėtare nė teatrin e estradės profesioniste tė Sarandės dhe mė pas aktore nė Estradėn e Ushtrisė (1980-1990). Punon mėsuese nė Tiranė. 
Shkurti Hamit Dilaver, diplomat, figurė shoqėrore politike, autor librash. Lindi nė Fterrė nė vitin 1928. Ndėrpret studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, dhe lidhet me LANĒ. Nga dhjetori 1943 partizan nė Komandėn e vendit dhe tė Qarkut Kuē, anėtar i Komitetit tė rinisė tė K. (1944). Pėrfundoi studimet e larta nė Moskė (ish BRSS) pėr inxhinier nafte nė vitin 1955 me rezultate tė shkėlqyera. Deri mė 1960, punoi si inxhinier, kryeinxhinier dhe drejtor i Ndėrmarrjes sė Naftės e tė Gazit nė Patos. Nga viti 1961-1967 kryetar i Degės sė Naftės nė Ministrinė e Minierave dhe tė Gjeologjisė, sekretar shkencor i Komisionit pėr Bashkėpunim me Vendet e Huaja dhe kryetar i komisionit pėr mbrojtjen e diplomave nė Universitet. Me propozimin e tij u aplikua, nė vitin 1963, metoda e re pėr shfrytėzimin e vendburimeve me naftė bituminoze. Nė vitin 1967-1972 u caktua atashe tregėtar pranė ambasadės tonė nė Kinė dhe 1977-1984 nė Algjeri. Nė MP Jashtme punoi pėr 22 vjet, derisa doli nė pension. Ėshtė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Shoqatės “Labėria” dhe kryetar i komunitetit fterriot. Autor i dy librave: “Shfrytėzimi i puseve tė naftės dhe tė gazit” (1967) dhe “Fterra Kasabaja labe, fjalėholla argjendare…” (2006). Mban urdhra e medalje lufte e pune, nė mes tė cilave edhe medaljen e dhėnė nga Presidenti rus Jelcin, me rastin e 60 vjetorit tė fitores mbi fashizmin (2005). 
         (?) Shkurti Dervish Musa, drejtues arsimi. Lindi nė Fterrė nė vitin 1932. Ka mbaruar arsimin e lartė pėr gjuhė shqipe e histori. Punoi pėr tridhjet vjet nė arsim, kryesisht nė qytetin e Vlorės, si drejtor e zėvendės nė shkollat “Ali Demi”, “Teli Ndini”, “8 Nėntori”, “15 Tetori”, “Ismail Qemali”. Drejtoi pėr njė kohė tė gjatė kualifikimin e mėsuesve tė shkencave shoqėrore.
(?)Xhama Lame Agron, ekonomist, drejtor drejtorie nė ministri. Lindi nė Fterrė nė vitin 1936. Pėrfundoi studimet e larta nė UT, pėr ekonomi. Deri nė vitin 1980 ponoi nė sektorin e tregėtisė e turizmit nė Sarandė dhe drejtor i ndėrmarrjes tragėtare dhe tė Hotel “Turizmit”. Nga ky vit emėrohet Drejtor i Drejtorisė sė Planit nė Ministrinė e Tregtisė sė Brendshme, nė vitet 1991-1993 punoi nė strukturat e Ministrisė sė Turizmit, nga ku doli nė pension tė parakohshėm. Ėshtė ideator e bashkėbotues i gazetės “Fterra jonė” qė nga viti 1997 e nė vazhdim dhe ka meritė tė veēantė pėr pėrgatitjen e saj dhe publikimin nė internet.
Xhama Lame Bardhyl (1933), Mėsues i merituar, shkrimtar, punonjės shkencor, gazetar. Lindi nė Fterrė nė vitin 1933. Pėrfundoi studimet e mesme pedagogjike nė Gjirokastėr (1953) me rezultate tė shkėlqyera. Pėrfundon me korespondencė studimet UT, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė. Punon njė vit mėsues matematike nė gjimnazin “Asim Zeneli”, mė pas mėsues, zėvendėsdrejtor e drejtor shkolle tetėvjeēare e gjimnazi nė Delvinė (1954-1959). Nė vitin 1959 emėrohet nė Sarandė si inspektor arsimi dhe mė 1964-1969 drejtor nė gjimnazin “Hoxha Tahsin”. Transferohet nė Tiranė, redaktor e mė pas Sekretar Kolegjiumi i gazetės “Mėsuesi”. Nė vitin 1981 emėrohet zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, dhe nga viti 1982-1989 Shef Sektori pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, ku dhe del nė pension. Si gazetar e studiues ka bėrė shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikė pėr fėmijė, romane, novela, vėllime me pėrralla, vėllime me rrėfenja etj. Tetė nga veprat e tij janė nderuar me ēmime nė konkurset kombėtare tė letėrsisė pėr fėmije e tė rinj. Ka shkruar mbi njėqind pėrralla e tregime nė organet e shtypit, pjesė pėr teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarė dokumentarėsh televizivė etj. Ka dhėnė ndihmesė nė Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, si nėnkryetar i saj. Mban disa urdhra e medalje dhe titullin Mėsues i merituar. 
Xhama Rushit Lame: (1905-1992), Mėsues i popullit, atdhetar, luftėtar pėr liri e pėrparim. Lindi nė Fterrė. Kreu shkollėn Normale nė Elbasan (1928). Emėrohet mėsues nė Pėrmet (dy vjet) dhe pėrfundimisht nė Sarandė ku, me pak ndėrprerje, punoi tėrė jetėn, si mėsues, drejtues shkolle, inspektor arsimi dhe drejtor i shtėpisė sė fėmijės dhe i konviktit nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol. Gjatė L2B krahas veprimtarisė atdhetare, vijoi punėn arsimore. Caktohet anėtar i komisionit arsimor pėr Bregdetin, K. e Poshtėm e Rrėzomėn, zgjidhet delegat nė Konferencėn e Dytė Arsimore nė Lipė tė Pėrmetit nė gusht 1944 etj. Pėr kontribut tė shquar nė mėsimin dhe edukimin e brezit tė ri, ju dha titulli Mėsues i merituar (1956) Mėsues i popullit (1980). Ėshtė shquar dhe pėr veprimtari luftarake e patriotike. Mori pjesė nė Luftėn e Vlorės mė 1920, zihet rob e internohet nė Sazan. Anėtar i Shoqėrisė “Bashkimi”, merr pjesė nė Revolucionin e qershorit 1924 nė pėrkrahje tė Fan Nolit. Kundėshtoi pushtimin fashist tė vendit nė vitin 1939 dhe prorpagandon nė shkolla kundėr fashizmit. Mė 1940, me vendim tė posaēėm “spastrohet” nga arsimi, si mėsues antifashist. Kthehet nė Fterrė dhe i kushtohet tėrėsisht pėrkrahjes sė LANĒ. Pjesmarrės nė ēetėn territoriale, anėtar i kėshillit ANĒ tė fshatit (1942). Pėr pjesėmarrjen ne LANĒ ėshtė dekoruar me medaljet e Ēlirimit, tė Kujtimit dhe tė Trimėrisė.
Xhama Yzeir Lek, mjek higjienist dhe neuropsikiatėr, botues tekstesh arsimore. Lindi nė Fterrė, nė vitin 1940. Mbaron studimet pėr mjeksi nė UT (1966-1971). U specializua pėr neurologji nė UT (1976-1977). Deri nė vitin 1966 punon ndihmėsmjek nė rrethin e Vlorės, mė pas, deri nė vitin 1998 mjek nė spitalet Vlorė, Gorisht e Brataj dhe spitalin psikiatrik Vlorė, drejtor i Higjienės dhe Epidemiologjisė nė Gramsh (deri 1987). Pėr dy vjet ,deri nė vitin 2000, punoi mjek neurolog nė Vorė tė Tiranės, kur del ne pension. Dha mėsim si pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Infermierisė (deri 2005), Tiranė. Ėshtė autori kryesor i tekstit “Terminologjia mjekėsore e gjuhės latine”, si dhe i dy miniteksteve, pėr higjienėn dhe pėr mikrobiologjinė pėr shkollėn e laborantėve dentarė “Medikament”.
(?) Zani Sulo Neim (1896-1978), mėsues, i nderuar me Urdhrin e Flamurit. Ka lindur nė Fterrė. Pas shkollimit fillestar, kreu dhe kurse pėr mėsues, duke punuar nė shkollat Amonicė, Kuē, Delvinė, Progonat, Gusmar, Borsh, Kallarat, Fterrė etj. Pėr merita nė arsim, nė vitin 1957, ėshtė nderuar me Urdhrin e Flamurit. 
        Zeneli Rrapo Guro (1939), gazetar, shkrimtar, veprimtar shoqėror.Lindi nė Fterrė nė vitin 1939. Pėrfundoi shkollėn e mesme pedagogjike dhe UT (1960-1964) nė degėt Gjuhė e Letėrsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji. Kru Kursin e lartė tė filozofisė. Punoi mėsues dhe pedagog i jashtėm nė shkollat e larta, drejtues rinie nė rrethin e Vlorės, drejtor i shtėpisė sė kulturės nė Sarandė dhe nė vitet 1982-1988 pranė Presidentit tė RSH. Aktualisht punon pranė grupit parlamentar tė PSSH-sė. Si gazetar ka bashkėpunuar me shtypin e pėrditshėm e periodik dhe nė radio e televizion. Ėshtė autor i disa skenarėve pėr dokumentarė televizivė, bashkėbotues i gazetės “Fterra jonė”, autor i librave: “Pa mua rrethi ngec nė vend”(1978), “Ne tė lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…” (2004), kushtuar Fterrės, por dhe mė gjerė.
          Zeneli Rrapo Sako (1934-1979), kryetar i Kėshillit tė Bashkuar. Lindi nė Fterrė. Mori arsim tė ulėt dhe pėrfundoi  dy kurse (tre mujor e dy vjeēar) pėr organizim e drejtim bujqėsor. Punoi brigadier nė kooperativėn e fshatit, kryetar kooperative nė Klenjė-Dibėr (1966-1967). Nė vitet 1974-1979 u zgjodh Kryetari i Kėshillit tė Bashkuar te fshatraveBorsh-Fterrė-Ēorraj. U vra nė aksident automobilistik nė krye tė detyrės. 
(?) Zhupa Godo Halit, ushtarak, shef katedre. Lindi nė  nė Fterrė nė vitin 1936. Nė shtator tė vitit 1954 mbaron shkėlqyeshėm SHBO”E.H” dhe. Akademinė e Mbrojtjes Bregdetare (AMB) nė Riga tė Letonisė (1954-1960) nė ish BRSS. Kreu detyra nė AMB  nė bateritė e Shėngjinit e Durrėsit, zėvendės shef i AMB, pedagog nė SHBO dhe nga viti 1969-1973, Shefi i Katedrės sė ABD nė shkollė. Deri nė vitin 1978 kryen detyrėn e komandantit tė Regjimentit tė AMB nė Durrės dhe mė pas, deri nė vitin 1989, komandant i artilerisė nė Flotėn Luftarake Detare.
Zhupa Islam, inxhinier ndėrtimi, studiues e projektues.
Lindi nė Fterrė nė vitin 1943. Pėrfundon studimet nė UT pėr inxhinier ndėrtimi me specialitet ndėrtime hidroteknike dhe rruga ura (1968). Mbi 35 vjet, punon si studiues e projektues, kryesisht nė Institutin e Studimeve e Projektimeve Hidroteknike nė Tiranė. Ėshtė bashkėstudjues e bashkėprojektues nė rreth 70 projekte, ndėrmjet tė cilave edhe pėr hidrocentralet e Fierzės, Komanit, Banjės etj. Prej vitit 1982 e nė vazhdim ėshtė pėrgjegjės i grupit tė studimeve tė shfrytėzimit hidroenergjetik e kompleks tė lumenjve nė Institut dhe nga viti 1993, po aty, kryespecialist dhe pėrgjegjės i sektorit tė studimeve perspektive. 
          Zhupa Godo Naxhi, ushtarak, autor libri pėr vendlindjen. Lindi nė Fterrė nė vitin 1930. Mbaroi ciklin e plotė tė studimeve ushtarake pėr artileri tokėsore, pėrfshi edhe AU dhe arsimin e lartė nė degėn e filozofisė. Kreu detyra tė ndryshme komanduese shtabi e pedagogjike. Trembėdhjetė vjetėt e fundit punoi komisar brigade artilerie. Ėshtė autor i librit “Fterra nė shkuj” (shih). Mban 13 urdhėra e medalje luftė e pune.
(?) Zhupa Memet Pasho, ushtarak, shef katedre. Lindi nė nė Fterrė nė vitin 1924. Lidhet mė LANĒ, nė ēetėn e fshatit, nė ēetėn “H. Tremishti” dhe nė Br1S. Kryen studimet e larta nė Akademinė Politike nė Moskė (1952-1955), ish BRSS si dhe pėrfundon, pa shkėputje nga puna, UT (1960) nė degėn histori-gjeografi. Kreu detyra nė sektorin politik nė njėsi e reparte tė ushtrisė. Nė vitin 1969 emėrohet shef i Katedrės sė Kursit Politik nė AU. Realizoi disa tema studimore-shkencore pėr veprimet e ligjeve tė dialektikės nė luftėn e armatosur. U kritikua pėr pikėpamje liberale dhe, me kėrkesėn e tij, lirohet nga ushtria nė vitin 1975. Mban urdhra dhe medalje lufte e pune.



BURIMET E KROJET
Burimi i Ixorit
Burimi i Ngurrėzės
Burimi i Ujit tė Pak
Burimi i Gjezhdanicės
Burimi i Konde
Burimi i Lone
Burimi i Langadhės
Burimi i Lugut te Thellė
Burimi i Dedecit
Burimi i Gurrės
Burimi i Hejazit
Kroi i Ēetės
Kroi i Ēerricės
Kroi i Mertilagjes
Kroi i Gjishtires
Kroi i Mustos
Kroi i Bedrinit
Kroi i Gėrthit
Kroi i Dardhave
Kroi i Moqilave
Kroi i Moēalit te Avdiut
Kroi i Moēalit te Ēokės
Kroi i Shelqit
Kroi i Gėrbenit
Kroi i Hauzeve
Kroi i Poriut
Kroi i Kretės
Kroi i Qytezės
Kroi i Vidhezės
Kroi i Xhame
Kroi i Grykės sė Lale
Kroi i Sheshit te Madh
Kroi i Rrėzė se Shkallės
Kroi i Mere
Kroi i Gėde
Kroi i Ēike
Kroi i Asllane
Kroi i Hundės se Drėrit
Kroi Qafės se Rrėmullės
Kroi i Krėnėrit (Lugu)
Kroi i Pėrroit tė Zi
Kroi i Brodanit
QAFAT FTERRĖS

Qafa e Shethanasit
Qafa e Hamuriqes
Qafa e Qishės
Qafa e Pirgut
Qafa e Pjetre
Qafa e Veize
Qafa e Fonicės
Qafa e Kopecit
Qafa e Gjokaēes
Qafa e Martezės
Qafa e Rrėmullės
Qafa e Gargullit
Qafa e Arqisė
Qafa e Lėpjetės
Qafa eHejazit
Qafa e Drėrit
Qafa e Peshtanilit
Qafa e Zhuphasanes
Qafa e Kumarovės
Qafa e Mehmete
Qafa e Lleshe
Qafa e Arrės
MAJAT E FTERRĖS

Dhe kuota mbi 
nivelin e detit ml
Maja e Bėrdės- 439
Maja e Lekes- 415
Maja e Varrit- 350
Maja e Gragullit- 1215
Maja e Martezės- 1161
Maja e Balashit- 1275
Maja e Gjokaēes- 1255
Maja e Lajthisė- 1418
Maja e Fonicės- 1428
Maja e Lazre- 1162
Maja e Gjothanasės- 1341
Maja e Gjeshnikoshit- 1478
Maja e Peshtanlit- 771
Maja e Lėpjetės- 1596
Maja e Thomalleshit- 1353

ARAT E FTERRĖS
Arat e Fonicės
Arat e Zhulit
Arat e Kopecir
Arat e Gjokaēes
Arat e Martezės
Arat e Rrėmullės
Arat e Qafės Arrės
Arat e Sheshit Cfitit
Arat e Hejazit
Arat e Murrizes
Arat e Hanisė
Arat e Lukshtave
Arat e Rrahut
Arat e Gurrės
Arat e Sheshit Xhanit
Arat Gropat eGolemit
Arat e Gjozenikut
Arat e Kanacelezės
Arat e Alikos
Arat e Sheshit Madh
Arat e Vidhezės
Arat e Quteces
Arat e Arqisė
Arat me Avlli
Arat e Kretės
Arat e Kushtbabės
Arat e Lugut Fterrės
Arat e Qerimit
Arat e Langadhės
Arat e Gjovizhdes
Arat e Bėrdės
Arat e Dardhave
Arat e Vreshtave
Arat e Gomarezės
Arat e Sheshezės
Arat e Mortovicės
Arat e Gjolige
Arat e Gjoplakės
Arat e Gjolagje
Arat e Gjilazrit
Arat e Gjinalisė
Arat e Gjipogave
Arat e Gjezhdanicės
Arat e Gjishtires
Arat e Kumarovės
Arat e Ngurrėzės
Arat e Dėllėnjės
Arat e Argėlifdhezės
Arat e Lalucės
Arat e Konjilleshit
Arat e Lumrave
Arat e Lugut tė Thellė
Arat e Ēerricės
Arat e Korjepes
Arat e Skomoranjet
Arat e Xhingės
Arat e Kikės
Arat e Janjerit
Arat e Hupit
HUNDAT
Hunda e Zabelit
Hunda e Miut
Hunda e Lalucės
Hunda e Gurrės
Hunda e Gjozenikut
Hunda e Madhe
Hunda e haske
Hunda e Drėrit
HARCAT
Harca e Poge
Harca e Hupit
Harca e Purriut
Harca e Ushakthit
BRIGJET
Bregu i Korjepes
Bregu i Pogės
Bregu i Plepes
Bregu i Lleshe
Bregu i Mesėm
Bregu i Madh
Bregu i Gjilazrit
SHPELLAT
Shpella e Kazhanit
Shpella e Buēke
Shpella e soroit
Shpella e Guvave
Shpella e gjolekės
Shpella e Zane

LUNENJTĖ E PĖRRENJTĖ
Lumi i Fterrės
Lumi i Gjezhdanicės
Lumi i Dukhilės
Pėrroi i Langadhės
Pėrroi i Lugut
Pėrroi i Xhingės
Pėrroi i Lugut Thellė
Pėrroi i Gjoplakės
Pėrroi i Gomarėzės
Pėrroi i Brodanit
Pėrroi i Gurrės
Pėrroi i Lėpushės
Pėroi i Rrėmullės
Pėrroi i Progrit
Pėrroi i Kancelzės
Pėrroi i Kanės
Pėrroi i Hasibesė
Pėrroi i Kopilit
Pėrroi i Zi
GURĖT E LĖMENJTĖ
Guri i Dardhės
Guri i Ēokės
Guri i Cjapit
Guri i Gjiknovės
Guri i Shqipes
Gurėt e Lon
Gurėt e Rarė
Gurėt e Hatos
Lėmi i Leke
Lėmi i Tėrhoit
Lėmi i Lugut
Lėmi i Ri
Lėmi i Hatos
Lėmi i Avrece
TĖ NDRYSHME
Dėrrasa e Lugutk
Dėrrasa e Mullirit
Shtegu i Mėnkshit
Shtegu i Dhimės
Shegu i Ponxhes
Buza e Poriut
Buza e Kurprit
Shkėmbi i Kuq
Shkėmbi i Hamzos
Shkėmbi i Leke
Gropa e Bufit
Honi i Zane
Honi i Janjerit
Honi i Hupit

           Shėnim:
Hartimi i kėtij materiali bazė u bė nga Komisioni pėr Fterrėn, i pėrbėrė nga Bardhyl Xhama (kryetar) dhe Muzafer Korkuti, Jakup Mato e Guro Zeneli (anėtarė). 
Ka ndihmuar mė sė shumti Agron Xhama me materiale, kompjuterizimin e fotografitė. Ndihmesė nė hartimin e zėrave tė veēantė kanė dhėnė edhe Rexho Kurupi, Islam Zhupa, Lutfi Dusha, Bajram Sadikaj, Lek Xhama, Zaēe Malo, Halit Zhupa, Vexhi Gjoni e shumė tė tjerė. 

                              Kryetari i grupit hartues
                            Bardhyl Xhama
   Tiranė, 1 maj 2005
                          
Materialet u redaktuan dhe u njėsuan pėr fjalorin nga Xhemil Ēela

Nė se dėshironi mund tė na bėni e mail nė kėto adresa:

agronxhama@yahoo.com

Agron Xhama
Rruga Tish Daija (ish Komuna e Parisit) Ndertesa 1 shkalla 13 ap. 2
Kodi postal 2011
Tel: +35542441014 &  Cel: 0692154981
Tirana, ALBANIA