F T E R R A

Njohuri pėr Fterrėn

Home
Njohuri pėr Fterrėn (sipas Enciklopedise te Kurveleshit)
Arsimi dhe Kultura
Njohuri pėr Fterrėn
Historiku i Fterres (varianti i vitit 1971)
Dokumentare & Videoclipe

lineee36.gif

New Page 3

Pasuritė e nėntokės

 

Ujėrat nėntokėsorė

 

Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji , tė grupuara nė burime uji me prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Nė luginėn e Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla. Karakteristike e kėtyre ujėrave ėshtė prurje e tyre gjithėvjetore me ndryshime tė vogla.

Cilėsia e ujėrave ėshtė e mirė .Fortėsia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz nga burimi nė burim nga 9ŗ -12ŗ C.

Minerali i fosforiteve, del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė kryer punime kėrkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet 1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit.

Studime tė plota tė horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjani dhe shumė studiues tė tjerė, duke filluar qė nga vitet 1970 e deri nė vitin 1985. Nga punimet dhe studimet ka rezultuar qė pėrmbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur.

Minerali i dolomitit , lidhet me depozitimet e triasikut tė sipėrm me njė pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me vėshtirėsi nga gėlqerorėt. Nė Fterrė del nė rrugėn automobilistike pranė burimit tė Ngurrėzės nė formėn e njė gėlqerori tė shkrifėt si dhe nė qafėn e Qishės e tė Hamuriqes. Pėr kėtė mineral studime mė tė plota ka kryer Prof. Serjani tė paraqitur nė temėn “Rreth pėrbėrjes kimike tė shkėmbinjve nė brezat antiklinale te Kurveleshit, tė Ēikės”.( Bot. shk.gjeol. N2, 1986).

Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masivė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit qė mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit). Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qenė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studiuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike. 5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe praktik shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqenėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

Nė se dėshironi mund tė na bėni e mail nė kėto adresa:

agronxhama@yahoo.com

Agron Xhama
Rruga Tish Daija (ish Komuna e Parisit) Ndertesa 1 shkalla 13 ap. 2
Kodi postal 2011
Tel: +35542441014 &  Cel: 0692154981
Tirana, ALBANIA